Barcelona me sytë nga Superkupa e Evropës ndaj Seviljes

415
FC Barcelona, fituese e kampionatit, Kupes se Mbretit dhe Liges se Kampioneve, synon edhe Superkupen e Evropes te marten ndaj Seviljes (ora 20.45), por do te luaje pa sulmuesin Neymar, qe do te jete i padisponueshem per dy jave. Ky do te jete trofeu i katert nga gjashte te mundshmit ne 2015. Ne Tbilissi, ne Gjeorgji, Barça kerkon te nise sezonin me nje trofe te ri, para se te diskutoje Superkupen e Spanjes ndaj Athletic Bilbao (14 e 17 gusht) e me pas Boterorin e klubeve ne muajin dhjetor.

Kjo do te jete nje mundesi per te arritur rekordin e gjashte titujve ne vitin 2009 nga ekipi katalan, qe atehere drejtohej nga trajneri Pep Guardiola. “Tre trofete e para i takojne te kaluares se shkelqyer. Por, tashme ne na intereson te marrin gjashte trofete e mundshme”, ka theksuar trajneri Luis Enrique. Pa “Ney”, treshja fantastike “MSN” e Barçes do te reduktohet ne dy, e perbere nga argjentinasi Lionel Messi dhe uruguajani Luis Suarez. Spanjolli Pedro do te kompletoje repartin sulmues.
Sigal