Mbyllen pjesët e para në Champions/ Chelsea surprizon Realin, Bayerni nuk zhbllokohet ndaj Villarrealit

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e kthimit çerekfinale të Champions League, Real Madrid-Chelsea dhe Bayern Munchen-Villarreal.

Chelsea ka shtangur Realin në “Bernabeu” në fraksionin e parë, me golin e shënuar nga Mason Mount në minutën e 15-të.

NOA

Reali ka fituar takimin e parë 3-1 në Londër dhe aktualisht rezultati i përgjithshëm është 3-2.

Në takimin tjetër, Bayern Munchen nuk ka arritur të zhbllokojë rezultatin ndaj Villarrealit.

Takimi i parë është fituar nga spanjollët, të cilët aktualisht e shohin veten në gjysmëfinale, nëse bavarezët nuk do të arrijnë të realizojnë në pjesën e dytë.