Gjasula: Dhashë maksimumin! Tifozët shqiptarë ishin më të mirët e këtij evropiani

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares kuqezi, në një prononcim nga aeroporti i Tiranës, ku mbërritën pasditen e sotme pas eliminimit nga Euro2024, është shprehur se e ka vuajtur autogolin në sfidën ndaj Kroacisë.

“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm”, tha ai.

NOA

Ndër të tjera, Gjasula tha se “jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë”.

Ylli i Kombëtares është shprehur se ka dhënë maksimumin e tij për aq kohë sa ka qenë në fushë, duke shtuar po ashtu, se tifozët shqiptarë kanë qenë më të mirët e këtij evropiani.