E rëndë/ Ishte duke luajtur, 4 vjeçarja bie nga ujëvara dhe humb jetën, prindërit rrëfejnë tragjedinë

124
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ku një 4-vjeçare ka humbur jetën pasi u mor nga rryma e një ujëvare.

Prindërit të shkatërruar pas tragjedisë treguan se e vogla ishte duke luajtur kur papritur ra nga një ujëvarë, dhe rryma e mori furishëm duke mos i dhënë mundësinë atyre ta shpëtonin.

Pas mbërritjes së forcave të shpëtimit, fëmija u gjet e pajetë.

“Vendosëm të shkonim në një shëtitje, u ngjitëm sipër ujëvarës. Nevaeh po luante në rërë aty pranë dhe rrëshqiti dhe ra në ujë. Ne u përpoqëm me dëshpërim ta shpëtonim, por rryma ishte aq e fortë dhe e përpiu. Ajo tani është engjëlli ynë i çmuar, kaq rrezatues në praninë e Zotit. Emri i saj është parajsë”, u shprehën prindërit e vogëlushes, Keith dhe Sheri, nga Denveri, Pensilvania.