Banania e Aubameyangut në Uembli dhe dhuna në futboll shqiptar

521
Sigal

Xhevdet Zekaj

Ditën e diel në mitikun Uembli, një fans i Tottenhamit hodhi një banane në drejtim të Aubameyangut. Përtej qëndrimit të fansave, stjuardëve dhe bukurisë së futbollit anglez, qëndrimi zyrtar i Federatës Angleze të Futbollit dhe Policisë erdhi sot: Arrestohet tifozi që qëlloi me banane Aubameyangun!!!

Thjeshtë fare nuk u gjobit Tottenhami, nuk u dënua fusha pa tifozë, nuk pati dënim kolektiv, 2, 3 apo ndeshje pa tifozë, por u dënua individi, fajtori.

Por ne nuk jemi Anglia? Po kush jemi? Po kë duhet të marrim shembull? Në botë nuk ka pasur huliganizëm më të shfrenuar se në Angli, por ja që sot është zhdukur?

Përse e them këtë, për një banane, në Angli arrestohet tifozi, po në Shqipëri? Pra thjeshtë duhet mentalitet tjetër nga FSHF, nga Policia, nga kompanitë e sigurimit që janë të obliguara, nga tifozët, nga media, klubet etj, tej.

Pas dhunës në disa ndeshje , shumë pak ka ndryshuar edukimi apo zbatimi ligjor në fushate futbollit, ai është prezent, mjafton të kujtojmë në ndeshjen Shqipëri Uells, apo pa fund në garat zyrtare shqiptare. Ndeshja Tirana-Skënderbeu ishte pa tifozë, ishte a thua ishim ne vaki, ishte tmerri i radhës. Nuk duhet të vazhdoj kështu, as të luftojmë dhunën me fushata por aq më keq në dënime kolektive? Kjo është e patolerueshme dhe duhet thënë fund njëherë e përgjithmonë.

Madje për mendimin tim, nëse duam sukses apo do vazhdojmë me të tilla shfaqje, duhet të heqim dorë se: Nëse dënohet Flamurtari dy ndeshje pa tifoz, nuk ka përse fansat durrsakë mos të shkojnë të ndjekin skuadrën e tyre në Vlorë, ky është dënim më i rëndë dhe pasoja për fansat e skuadrës që ka shkelur ligjet dhe rregulloret, përse jo kështu, sepse kujtesa dhe kujdesi, perceptimi i dhimbjes është real.

Klubet, federata, Policia urgjentisht duhet të bashkëvepruar për të kaluar në dënime individuale, në identifikimin e atyre që gabojnë, dhunojnë, pengojnë zhvillimin normal të garës. Duhet hequr dorë nga dënimi kolektiv, që privon apo dënon njerëz që nuk kanë kryer asnjë faj.

Banania e Aubameyangut në Uembli kambanë që duhet ta kuptojmë e zbatojmë të gjithë, por më shumë se kushdo përgjegjësit e veprimtarisë, a e mendoni se si do ndihet një fans i skuadrës nëse i thau 6 muaj, 1 vit, apo x vite nuk do futesh në stadium, dhe ai dënohet që një orë përpara se të filloj takimi të paraqitet në polici? Çfarë tmerri do përjetoj? Pa qenë në stadium, pa televizor, pa radio, pa celular? Dhe nëse ndodh kështu ai do përgjërohet e do kërkoj falje dhe kurrë nuk do ta mendoj të guxoj të hedh shishe, shashka, gurë, çakmak, monedha etj në fushë?

Shkurt, stop dënimit kolektiv në ambientet sportive, të dënohet individi dhe jo të gjithë fansat, stop luftës kundër dhunës në sport me fushata, por konsekuencë ligjore e administrative, profesionalizëm nga zyrtarët, klubet, lojtarët dhe në radhë të parë gjyqtarët etj. Për këtë duhet që klubet dhe grupimet duhet të identifikojnë dhe paralajmërojnë “trimat’ që në varësi të psikologjisë së turmës prishin imazhin e futbollit, dëmtojnë rëndë financat e klubit, por edhe fansat që nuk kryejnë as dhunë, as akte vandale etj.

Banania e Aubameyangut në Uembli dhe dhuna në futboll shqiptar është shembulli pozitiv që i thotë stop dhunës,sepse realisht ne nuk jemi popull që diskriminojmë të huajt, apo për ngjyrën, fenë, demografinë, vendbanimin etj, etj.

Por kjo do vullnet e mentalitet real, nga të gjithë ne, dhe me pak dënime individuale arrihet shumë sukses!

Banania e Aubameyangut në Uembli dhe arrestimi i tifozit të Tottenhamit kambanë dhe model se si funksion ligji dhe demokracia nëpër botë., atje ku demokracia nuk është anarki, ku fajet e individit nuk përkthehen dënim kolektiv.