Aston Villa-Legia/ Ernest Muçi i jashtëzakonshëm, shënon eurogol në “Villa Park”

107
Sigal

Ernest Muçi ka gjetur golin e barazimit në sfidën mes Aston Villa dhe Legia në Ligën e Konferencës.

Në minutën e 20’, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar një gol spektakolar duke demonstruar një teknikë të nivelit të lartë.

Lojtari kuqezi sa vjen e përmirësohet, teksa për të është aktualisht edicioni i katërt me fanellën e Legias.

Muçi ia doli të shënonte edhe pak ditë më parë në kampionat, në barazimin ndaj Poznan në kampionat.