Artur Çobani: Në kreun dhe në fundin e renditjes do kemi përplasje rivalësh

55
Sigal

INTERVISTA/ Specialisti i futbollit Artur Çobani analizon ecurinë e Superiores, parashikon javën 31-të 

Agron KAJA

Agron Kaja

Futbolli shqiptar ka ndërprerë aktivitetin zyrtar, si ka shërbyer kjo hapësirë 10 ditore te skuadrat?

Unë them se të gjitha skuadrave ju ka shërbyer, sepse ka qënë një rrugë e lodhshme dhe pa pushime të gjata në muajin janar. Më shumë u shërben skuadrave të zonës “Final 4”, sepse skuadrat nuk kanë kontigjent e rikuperime pas dëmtimeve.

Si do ta përshkruani ecurinë e garës në Superiore për 30 javët e luajtura?

Kampionati ka kohë që ka hyrë në një rrjedhë që dihet se si do jetë vazhdimi i kreut. Skuadrat e para e krijuan shkëputjen nga të tjerat, edhe pse Partizani u luhat pak. Në vëndet e tjera, janë gjashtë skuadra që do luftojnë mes tyre mbijetesën.

Çfarë treguesi është fakti se, në javën e 30-të u shënuan 4 barazime dhe 1 fitore?

Gjithmonë, për të qënë realist me skuadrat që luajnë në këtë kampionat, unë e largoj dyshimin për ndonjë tolerim. Përpos këtij mendimi, humbja e Vllaznisë më la shije të hidhur, ndërsa barazimi i Dinamos me Elbasanin nuk ju shërbeu shumë.

Java e 31-të luhet më 26 e 27 mars 2025, referuar kalendarit, duket si një “Para-Final 4”?

Kjo javë është ndeshje e rivalëve, si për kreun ashtu edhe në vëndet pas mesit të renditjes. Kësisoj, mendoj se asnjë rezultat nuk është i parashikueshëm, ndoshta edhe pse kalendari ka vënë përballë mes tyre katër skuadrat e e kreut në renditje.

Cilën nga këto pesë sfida e veçoni si kryendeshjen e javës së 31-të?

“Derbi” ka një rëndësi të veçantë, sepse luajnë dy skuadra me historinë më të madhe në futbollit shqiptar, kanë tifozerinë më të madhe në Shqipëri. Rëndësia shtohet edhe për shkak të renditjes së tyre, pa anashkaluar ndeshjet e tjera. Por interesante do jetë edhe Teuta-Skënderbeu.

E mendoni se mund të ketë ndonjë surprizë në renditjen e skuadrave pas ndeshjeve të javës së 31-të?

Surprizat janë gjithmonë shoqëruese në çdo ndeshje. Të them se fiton Vllaznia me Egnatian, apo Partrizani me Dinamon, nuk janë surpriza. Ato mund t’i presim në Tirana-Bylis dhe Teuta-Skënderbeu, pavarësisht se favorite janë skuadrat vëndase.

Luhet “Derbi” Dinamo City-Partizani, i katërti në këtë sezon, do ndikojë realiteti mes tyre, apo historia?

Historia mes tyre ka një dominim të Partizanit, sepse Dinamo për shumë vite luajti në Kategorinë e Parë. Por nisur nga realiteti në këto 30 javë, Dinamo është më mirë në këto moment dhe mund ta ketë më lehtë ta kalojë Partizanin.

Janë edhe gjashtë javë deri në mbylljen e kampionatit, ku mendoni se do ketë lëvizje në tabelën e renditjes?

Nuk pres ndryshimin e katër skuadrave të para të zonës “Final 4”, veç ndonjë lëvizje mes tyre. Ndërsa në pjesën e poshtme të renditjes, unë them se do ketë ndryshime e surpriza. Të gjashta janë në ethet e shmangies të zonës së mbijetesës.

 

DERBI” 177-të DINAMO – PARTIZANI

 

HISTORIA

Ndeshja e parë

Viti 1950

Partizani-Dinamo  2-2

Ndeshja e fundit

25 janar 2025

Partizani-Dinamo  1-1

 

BILANCI

Janë luajtur           176

Fitore Dinamo      48

Barazime              55

Fitore Partizani     73

Golat             190:239

Ndeshja e rradhës 177

 

AKTUALITETI

Janë luajtur 30 javë

Renditja e Dinamos

Vëndi i 2-të me 51 pikë

Renditja e Partizanit

Vëndi i 4-t me 44 pikë

Do luhen edhe 6 javë

 

Konfirmohet stadiumi, Tirana-Bylis në “Arena Kombëtare”

Ndërsa dje vëmëndja e opinionit sportiv ishte e përqëndruar te ndeshja Shqipëri-Andorrë, bardheblutë e Tiranës kanë qënë të ngulitur aty edhe për një fakt tjetër. Sepse FSHF-ja ka vendosur që ndeshja Tirana-Bylis, e vlefshme për javën e 31-të të Abissnet Superiore, të luhet pikërisht në “Arena Kombëtare” ditën e mërkurë në ora 18:00. Ky çift rikthehet në këtë stadium pas dy viteve, nga janari 2023.

ABISSNET SUPERIORE

Ndeshjet-Java 31

E mërkurë, 26 mars 2025

Tirana-Bylis          18:00

(Në “Arena Kombëtare)

E enjte, 27 mars 2025

Laçi-Elbasani        14:00

Dinamo-Partizani  17:00

(Në “Elbasan Arena”)

Teuta-Skënderbeu 17:00

Egnatia-Vllaznia   20:00

RENDITJA              

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              30      54

2.Dinamo City      30      51

3.Vllaznia             30      50

4.Partizani            30      44

5.AF Elbasani       30      37

6.Laçi                   30      33

7.Bylis                  30      32

8.Tirana                30      31

9.Skënderbeu        30      30

10.Teuta               30      30

 

KATEGORIA E PARË

Ndeshjet-Java 29

E mërkurë, 26 mars 2025

Besa-Burreli          15:00

Erzeni-Korabi       15:00

Flamurtari-Pogradeci15:00

Valbona-Kastrioti 15:00

Kukësi-Apolonia  15:00

Vora-Lushnja       15:00

RENDITJA        

Skuadrat             Nd     Pikë  

1.Vora                  28      70

2.Flamurtari          28      68

3.Besa                  28      61

4.Burreli               28      50

5.Lushnja             28      37

6.Pogradeci           28      37

7.Apolonia            28      34

8.Kastrioti            28      31

9.Korabi               28      29

10.Kukësi             28      28

11.Valbona           28      13

12.Erzeni              28      11

 

KATEGORIA E PARË

Aleanca kundër Flamurtarit? Ja ku dyshojnë vlonjatët!

Një deklaratë mediatike e ish-portierit të Flamurtarit, Erjon Dinaj, uroj që të mos bjerrë në veshë të shurdhër nga organizatorët e garës, FSHF-ja. Gardiani ka deklaruar mes të tjerave se Flamurtari është në vend të dytë, por sipas tij është kampioni moral i kësaj kategorie. “ Aleanca kundër Flamurtarit! Po të shikoni ndeshjet e Vorës, por pa aluduar, ka diçka që ekipet kundërshtare nuk luajnë futboll të fortë kundër tyre. Ndërsa kur janë me Flamurtarin, bëjnë lloj-lloj lojërash dhe manovrash që të na ndalojnë me të gjitha format. Rasti i fundit është me Kastriotin…”.Duket se faza e tretë e kësaj kategorie po “ngjall” sëmundjen e vjetër të trukimeve, ku Kategoria e Parë i ka vuajtur jo pak. Gjithsesi, të presim që sfida Vora-Lushnja të mos zhvillohet me efektin e këtij konstatimi.