Arsenali hedh një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Europa League, teksa ka fituar 2-0 ndaj Napolit në sfidën e parë të luajtur në “Emirates”. Sfida do të zhbllokohej që në minutën e 15-të nga Ramsey, i cili sezonin e ardhshëm do të sfidojë Napolin në Seria A, por me Juventusin. 10 minuta më pas Torreira, i ndihmuar dhe nga devijimi i Koulibaly dyfishuan shifrat. Ndeshja dhuroi shumë emocione dhe raste shënimi, por asnjë prej ekipeve nuk realizoi më.
Ylli i mbrëmjes në Europa League ishte padyshim Joao Felix. 19-vjeçari i Benficës shënoi 3 gola dhe dhuroi një asist në fitoren 4-2 ndaj Frankfurtit. Skuadra gjermane luajti për një kohë të gjatë me 10 futbollistë, ndërkohë që Felix tregoi një potencial të frikshëm.
Chelsea fitoi minimalisht 1-0 ndaj Slavias së Pragës në duelin e parë me një gol të shënuar në fund nga Alonso. Derbi spanjoll mes Villareal dhe Valencias u mbyll me fitoren e miqve në shifrat 1-3. Guedes shënoi fillimisht për Valencian, por Cazorla barazoi në pjesën e parë. Në fundin e ndeshjes Wass dhe Guedes shënuan dy golat e fitores dhe hipotetikimit të kualifikimit.