“Bild” detyron FIFA-n: Publiko raportin për Katar 2022

634
Edhe pse Sepp Blater është larguar nga posti i Presidentit të FIFA-s, telashet financiare për të nuk kanë të susur. Revista gjermane “Bild” ka detyruar dje organizmin botëror më të lartë të futbollit, që të publikojë raportin e famshëm “Garcia”, rreth abuzimeve dhe manipulimeve të votimeve për caktimin e Botërorëve 2018 dhe 2022. Revista në fjalë kishte siguruar raportin e përpiluar në vitin 2014 nga ish-kreu i Komisionit të Etikës të FIFA-s, Majkëll Garcia dhe filloi të publikonte dje ekstrakte të tij. Në një pjesë të këtij raporti shkruhet se, një pagesë prej 2 milionë eurosh i ishte bërë nga Katari një funksionari të FIFA-s, duke ia kaluar këtë shumë vajzës së tij 10-vjeçare. Detaje të tjera të publikuara dje, raportojnë për një udhëtim të tre anëtarëve të ekzekutivit të FIFA-s, për të marrë pjesë në një festë në Rio De Zhaneiro, falë përdorimit të një avioni privat që zotërohej nga Federata e Futbollit tëKatarit, vetëm pak ditë para votimit.

Duke parë një situatë të tillë dhe paralajmërimin e “Bild”, se do të tregonte në vijim detaje të tjera, FIFA vendosi dje që të publikonte raportin e plotë, ku sipas saj, prej rreth një viti po diskutohej që të bëhej publik ky raport, i cili ishte mbajtur i fshehtë, duke e cilësuar “për të mirën e transparencës”.
Sigal