Arsenali shënon goleadë në kampionatin anglez, West Ham pëson 6 gola

35
Sigal

Arsenali nuk njeh mëshirë në këtë javë të kampionatit anglez, duke triumfuar me shfirat e thella 0-6 ndaj West Ham. Rezistenca vendase e të besuarve të Moyes zgjati 30 minuta.

Saliba zhbllokoi rezultatin, duke i hapur rrugë një goleade. Brenda pjesës së parë, golat do shpërndaheshin te Saka, Gabriel dhe Trossard. “Festivali” i golave do vijojnë edhe në pjesën e dytë, Saka dhe Rice “tundën rrjetën”.

Djemtë e Artetas me këtë rezultat janë në vendin e 3-të me 52 pikë. West Ham është në vendin e tetë, shumë larg pritshmërive. Premier League luan këtë pasdite edhe ndeshjen Aston Villa-Manchester United!