Jurgen Klopp tremb tifozët, flet për largimin e tij nga Liverpooli

367
Sigal

Jurgen Klopp është momentalisht trajneri më i mirë në botë pasi po fiton gjithçka me Liverpoolin.

Megjithatë, së fundmi ai ka folur për largimin, duke deklaruar se do të marrë një vit pushim pasi të mbyllë eksperiencën në “Anfield”.

Por, deri atëherë, do të respektojë edhe vitet që i kanë mbetur te ekipi aktual, pasi kontrata i skadon në 2024- ën.

Ai tha:

Liverpooli është një klub i jashtëzakonshëm, kështu që do të organizojmë një festë të çmendur për fitimin e titullit. Kemi qenë të suksesshëm këto 2.5 vitet e fundit, sepse ky grup përbëhet nga persona të jashtëzakonshëm. Kur të përfundoj karrierën time, me shumë mundësi do të vij të jetoj në Mainz. Pas Liverpoolit nuk dua të bëj asgjë për një vit, edhe pse pas pesë vitesh bota mund të jetë shumë e ndryshme”.