Gëzim Llojdia: Stela e Dushkarakut u gjetë në vitin 1989

39
Sigal

Qyteti ilir i Amanties ka pasur shtrirje të madhe në kohët e lulëzimit të tij.Objekte arkeologjike që ruan nëntoka jonë duhet thënë se është e tejmbushur prej tyre. Veçse duhen gërmimet arkeologjike, sondazhet apo solar që të zbulojë konkretisht ,çfarë fsheh kjo nëntoka jonë sidomos në zonat ku qytetet ilire kishin të zhvilluar qendrat ,mirëpo edhe rrethinat e largëta të mbetjeve të këtyre qyteteve sot mund të jenë pika kyçe gërmimi për të gjetur thesaret fshehur të kulturës tonë ilire. Kjo kulturë është madhe por sa pak prej saj kanë dalë në dritë. Drita e diellit ka ndriçuar dhjetëra thesare të gjetura rastësisht. Nuk ka pasur fonde dhe shumë ekspedita arkeologjike mbasi zbuluan qytete kryesore ilire, qendrat e tyre ,rrethimet,murrët, objektet religjionale .varret etj.Gërmimet më tej mbetën në harresë. Në sistemin e kaluar kishin vendosur mësuesit e fshatrave të gjurmonin apo të kërkonin artefakte që gjendeshin në mënyrë rastësore mbi tokë ose nga ndonjë gërmime për punime bujqësore në territoret e tyre.Dhe nuk rezultoi se ishte inciativë e keqe.Shumë mësues të apasionuar zbuluan thesare arkeologjike. 15vjet më parë me Prof Dr.M.Kërkuti duke udhëtuar drejt fshatit Gjormë më thotë se shpellën e shkruar të Lepenicës e kishte zbuluar një mësues me mbiemrin Zahaj nga fshati Brataj.

Çuditërishtë kështu ngjet edhe me stelën e Dushkarakut.

Mësuesi i zonës Mithat Tafili ka dorëzuar një stelë, ku sipas arkeologut Damina Komata, ruhet në mjediset e Muzeut Arkeologjik Tiranë. Bëhet fjalë për vitin 1989 ku autori përshkruan të dhënat e kësaj stele.Stela është gjetur në fshatin Dushkarak. Ky fshat i zonës së Sevasterit dikur njihej kjo zonë si Kudhës-Gërhoti. Ajo gjendet në territorin e amantëve ku ja jetuar një popullsi e zhvilluar ilire nga ku monumentet e qytetit dokumentojnë vepra të mëdha për kohën ,siç janë: stadiumi 500 m mbi det,muri rrethues,tempulli i Afërditës si dhe punishtja që prodhonte monedha. Fshati në anën e djathtë të Vjosës Dushkarak ku u gjet objekti është territor amantas. Sipas arkeologut D.Komata mbishkrimi është gjetur parar disa vitesh pra njoftimi i arkeologut i përket vitit 89 .Ai është gjetur në një vend që quhet:’Trojë”i Dushkarakut.

a-Dhe çfarë të përbashkët ka ky emërtim me Trojën e lashtë, një Zot e di!

b-Dhe si duhet zbërthyer censi i këtyre toponimeve të vjetra.

Mbishkrimi shkruan D.Komata është gdhendur mbi një pllakë guri gëlqeror me përmasa:0.38×0.17/0.19×0.06/0.08 m. Shkrimi në gjuhën greke me shkronja 0.02m është vendosur në pesë rreshta në vijë kulmore në gjendje të mirë.

c-Do të themi dy fjalë për emërtimet në gjuhën greke në qytete ilire.

Kemi mjaftë të tillë edhe këtu në Amantia.Mjafton të zbres poshtë te çezma pa shkuar në përrua, çezma e cila ka ujë të bollshëm vetë gryka e saj është gdhendur në greqisht.

Pra, kush i gdhendi dhe pse në greqisht?

I gdhendën punëtorët grekë. Ilirët ishin shumë të fortë ekonomikisht në marrëveshje me fqinjët grek duhet thënë se amantasit merrnin pjesë në lojërat olimpike të Athinës dhe kishin marrëdhënie të mira, kishin marrë punëtorë të cilët kanë gdhendur jo vetëm këtu por dhe në shumë objekte ngase ishin edhe mjeshtra të punës. Këto mbishkrime shpesh kanë qëlluar që të bëhen pjesë e një loje për të goditur fuqinë ekonomike dhe zhvillim e madh, që kanë pasur qytetet ilire duke i paraqitur si qytete të ndërtuar nga fqinjët. Në fakt nuk është kështu ata i morrën si punëtorë (për të mos të përdorim fjalën skllevër) për të ndërtuar qytetet e tyre ilire si këtu, por edhe në Bylys. Nga e kemi këtë informacion? Nga kohët me mjegull ne nuk mund të shqyrtojmë dot, por për shqyrtime të rëndësishme duhet të bazohem edhe te arsyeja. Por sot do të duhet të thuhen se shumë ligje që ka fizika, kimia, astronomia,matematika,etj etj dhe në këtë fushë do të ndryshojnë shumë ,që nga rendi botëror dhe arsyeja do të zbulojnë kohët me mjegullina që kanë përfshirë shumë ngjarje të historisë, por që ende nuk janë zbardhur ,jo vetëm për trojet tona,por edhe në gjithë botën. A ka vërtetim shkencor?Është ky fakt,që janë trojet tona etnike ,që ishte kjo popullsi ,që na ka vendosur këtu Zoti ynë dhe që kishin zhvillim të madh ekonomik dhe fuqi të tillë ekonomike për të sjell punëtorë që kishin punuar e ndërtuar në vendin fqinj.Prandaj ne sot i ndeshim këto emërtime në trojet tona dhe çuditërisht zihemi gafil për të dhënë një përgjigje kur shkenca jonë duhet lëvduar Neritan Ceka që e ka thënë hapur fjalën të tjerët janë stepur dhe në vend të tyre kanë vijuar libra e botime amatore që thonë e çnuk thonë ,por ajo që duhet evidentuar është ata, ilirët pra ishin të fortë ekonomikisht, kishin monedha të fuqishme dhe kishin para për të sjell punëtorë për të ndërtuar qytetet e tyre.

Transkriptimi i mbishkrimit në dialektin dorike na e thotë arkeologu D.Komata:Emrat e tri personave: Aristaros,Kleanoros dhe Annika që ja kushtojnë këtë mbishkrim Poseidonit dhe Amfitritës i ndeshim në qytetet antike në rahmet e Apolonisë,të Dyrrahut të datuara të Shek. II pes. Arkeologu thotë se pika të tjera ku janë gjetur kushtuar kultit detar të Poseidonit janë Bylysi në teatrin e të cilit gjetën dy shtyllëza kushtimi Salaria në Tepelënë dhe Finiq në Sarandë.Këto mbishkrime sipas arkeologut datohen në shek.III-II pes kohë kur kulti i Poseidonit ka qenë i përhapur në luginën e Aosit dhe në qendra e vendbanime të tjera të Ilirisë së Jugut e Epirit.