Arsenal mbyll gjithçka për Aubameyang, sulmuesi niset me avion privat drejt Londrës

534
Tifozët e Arsenal nga të zhgënjyer duket se do ta mbyllin të lumtur merkaton e janarit.
Largimi i Alexis Sanchez solli shumë pesimizëm në klub, por fillimisht transferimi i Mkhitaryan dhe së fundmi mbyllja e marrëveshjes me Dortmund për Pierre-Emerick Aubameyang kanë lumturuar së tepërmi tifozët e “topçinjve”.
Të martën vonë Arsenal dhe klubi gjerman arritën marrveshjen totale mes tyre për sulmuesin nga Gaboni për shifrën e 55 mln stërlinave dhe sipas raportimeve të fundit nga Britania 28-vjeçari është nisur drejt Londrës.
Aubameyang është fotografuar në aeroportin e Dortmund së bashku me vëllain e tij dhe babanë duke bërë gati sendet personale për t’u nisur drejt Anglisë. Në fillimi ata mbërritën me një “Range Rover” dhe më pas kanë marrë avionin privat të sulmuesit për të udhëtuar.
Aubameyang do të kryejë herët nesër në mëngjes testet mjekësore dhe më pas do të hedhë të zezën mbi të bardhë për t’u cilësuar zyrtarisht futbollist i Arsenal.
Sigal