Drogë me vlerë 80 mijë euro, shqiptari shtiret si i pastrehë kur sheh policinë

578
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Frosinone, pasi është kapur më lëndë narkotike e llojit kokainë dhe hashash. Në pranga ka përfunduar 19-vjecari shqiptar me inicialet P.X, pasi shpërndante lëndë narkotike duke qarkulluar me biçikletë.
Por pasi ka pikasur policinë, i riu shqiptar është sjellë në mënyrë të dhunshme duke hedhur biçikletën dhe një zarf me 16 gram kokainë. Pasi ka parë se nuk kishte shpëtim, shqiptari u ka thënë karabinierëve se ishte i pastrehë dhe jetonte poshtë urave.
Pas verifikimeve përmes rrjeteve sociale, policia ka arritur të gjejë banesën e tij dhe gjatë kontrollit i janë sekuestruar 790 euro, dy peshore, 200 gramë kokainë e dy gramë hashash. Vlera e drogës në treg arrin shifrën rreth 80 mijë euro.
Sigal