Rojet bregdetare italiane shpëtojnë rreth 1.000 emigrantë pranë Siçilisë

411
Sigal

TIRANË – Rojet bregdetare italiane kanë shpëtuar gjatë ditëve të fundit rreth 1.000 emigrantë në pjesën jugore të vendit në disa operacione shpëtimi, ndërkohë që dhjetë persona kanë humbur jetën.
 
Shërbimi detar italian njofton se me ndihmë të tre anije mallrash janë shpëtuar 941 persona në Kanalin e Sicilisë, në shtatë operacione të ndara të nisura të martën.
 
Emigrantët ishin në pesë varka dhe dy anije më të mëdha nga të cilat një është përmbysur duke shkaktuar dhe viktimat.
 
Mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë përmes rrugëve ujore në Itali për shkak të konflikteve dhe papunësisë në vendet e tyre, Rojet bregdetare të Italisë pretendojnë se shumica prej tyre vijnë nga Siria, Palestina, Libia, Tunizia dhe Afrika subsahariane.
 
Mes personave të shpëtuar janë dhe 30 fëmijë e më shumë se 50 gra.