“Aromë” akordi, Juventusi përgatit rikthimin e sulmuesit italian

211
Sigal

Juventusi është bindur nga cilësitë e Mois Kinit dhe pas shitjes në radhët e Evertonit, bardhezinjtë ndihen edhe më të sigurt se rikthimi në shtëpi i sulmuesit italian, pas periudhës fantastike që po kalon në huazim edhe te PSG-ja, është vendimi i duhur.

Kartonin e 21-vjeçarit e ka ende në pronësi Evertoni dhe pikërisht nga Anglia vijnë garanci se këtë verë do të ketë një shkëmbim kokë më kokë mes bluve dhe Juves: Kin do të kthehet në Torino, ndërsa në Liverpul do të transferohet mesfushori Adrien Rabio, i cili i pëlqen shumë trajnerit Ançeloti.