Tronditet Vlora, shpërthim me eksploziv pranë një banese

222
Sigal

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Orikumit në Vlorë.

Sipas informacioneve të para mësohet se sasia e lëndës plasëse është vendosur në derën e  banesës së shtetasit me iniciale A.Xh.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.