Ditën e sotme, drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Vlorës, Luan Rama ka deklaruar se 25 prilli do të jetë dita e madhe e fitores dhe se ai do të jetë përfaqësuesi i Vlorës.
“Në gjurmët e Vlorës nga e cila kanë nisur të mirat e Shqipërisë, kam qenë koherent e i pagabueshëm si ajo: në qendrimin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçkirimtare, në qendrimim ndaj heroizmit popullor e në qendrimin ndaj shtetit.”,- shprehet më tej Rama në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.
Mesazhi i plotë i tij:
25 prilli – dita e madhe e fitores:
VLORA DO TË MË VOTOJË DHE
UNË DO TË JEM PËRFAQËSUESI I SAJ
Në gjurmët e Vlorës nga e cila kanë nisur të mirat e Shqipërisë, kam qenë koherent e i pagabueshëm si ajo: në qendrimin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçkirimtare, në qendrimim ndaj heroizmit popullor e në qendrimin ndaj shtetit.





















