“Na ruani votën, do të na e vjedhin”, Basha i përgjigjet qytetarit: Askush s’do të rrëmbejë të ardhmen e fëmijëve tanë!

160
Sigal

Fishekzjarre, brohoritje për fitore, por edhe thirrje “Rama Ik”, kështu u prit në njësinë 8 në kryeqytet, lideri demokrat Lulzim Basha.Kryedemokrati, kujdesej që të takonte të gjithë ata që i dilnin për ta përshëndetur. Kishte dhe nga ata që kishin kërkesa të veçanta për Bashën. Një i moshuar, i kërkoi Bashës që t’ia ruaj votën, pasi frika e tij qëndronte se mos ia “vidhnin”.Ndërkohë kryedemokrati, tha se askush nuk do të vjedhë të ardhmen e fëmijëve.I moshuari: Ruani votën se do na e vjedhin.Lulzim Basha: S’do të na vjedhin asgjë, nuk e rrëmbejë të ardhmen e fëmijëve tanë.