Armando Broja shpallet “heroi i javës” në Hollandë, shqiptari merr medaljen e rradhës

176
Sigal

Armando Broja është një prej sulmuesve të Kombëtares që po shkëlqen në skuadrën e tij. I huazuar te Viteshe nga blutë e Londrës, Broja është treguar edhe një herë vendimtar për skuadrën e tij.

Një asist dhe një gol mbajnë firmën e Brojës në fitoren 4-1 përballë skuadrës së Venlos. Broja, momentalisht, e çon në nëntë shifrën e realizimeve në elitën e futbollit holandez si dhe dy asiste. Për këtë arsye 19-vjeçari, është cilësuar si heroi i javës nga faqja 443nl, duke fituar një tjetër medalje dhe duke u përfshirë tek më të mirët.