Dalin në shitje për 54 milionë dollarë “Maldivet e Egjeut”

219
Sigal

Kanë dalë në shitje për 54 milionë euro disa pjesë të ishullit të njohur si Kalem, i cili ndodhet në brigjet e Egjeut, të rrethit Dikili të Izmirit.

I vendosur 500 metra nga kontinenti turk dhe përtej ishullit grek të Lesbos, Kalem është i njohur si një destinacion i preferuar për varkat në Detin Egje.

Duke pasur një bukuri unike natyrore me detin e tij të thellë blu dhe rërën e bardhë, ishulli ishte kërkuar nga blerës për vite me radhë.

Rreth 400 milionë Lira turke (54 milionë dollarë) kërkohen për 258 hektarë, të cilat korrespondojnë me pothuajse gjysmën e ishullit, të krahasuar nga shumë si “Maldivet e Egjeut”.

Përveç dy vendpushimeve të mrekullueshme dhe qindra pemëve të ullirit, ka edhe rrënoja historike në ishull.