Koalicioni PD-LSI, Silva Caka: E keqja e madhe largohet me bashkimin e të gjithëve

178
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka shprehet se koalicioni i firmosur sot mes PD dhe LSI mundëson zhvillimin e vendit.

Duke e cilësuar si marrëveshjen më të madhe politike në historinë e 30 viteve, Caka shprehet se, “e keqja e madhe që ka zaptuar shtëpinë tonë largohet vetëm me bashkimin e të gjithëve ne!”

Reagimi i plotë i ish-deputetes Silva Caka:

E keqja e madhe që ka zaptuar shtëpinë tonë largohet vetëm me bashkimin e të gjithëve ne!

Marrëveshja e nënshkruar sot mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, është më e madhja në historinë e 30 viteve.

Kjo marrëveshje garanton përfaqësimin e të gjithë interesave të shqiptarëve:

– Rikthimi i të rinjve në Shqipëri;

– Edukim cilësor dhe meritokratik;

– Punë e mirëpaguar;

– Trajtim serioz i pandemisë së Covid – 19;

– Rindërtim dhe dëmshpërblim dinjitoz për gjithë pasojat e shkaktuara nga tërmetet;

– Rikthim i institucioneve;

– Rindërtim i demokracisë.

Asgjë nuk e ndal koalicionin tonë në rrugën e fitores europiane; së bashku do t’a kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve!