Apolonia shtang Skënderbeun, i merr barazimin në Korçë (VIDEO)

206
Sigal

Skënderbeu ka zhgënjyer në shtëpi përballë një rivali direkt si Apolonia, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1.

Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat, korçarët mbeten në vendin e fundit me 12 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të 9-të, ndërkohë që Apolonia ka kaluar në vendin e 8-të me 13 pikë.

Skënderbeu kishte plot 10 vite që nuk zhgënjente në shtëpi ndaj Apolonisë, barazimi i fundit në kampionat në Korçë rezulton më 21 prill 2010. Në sfidën e radhës Skënderbeu do të presë Kukësin, ndërkohë që Apolonia luan në shtëpi ndaj Tiranës.

Penalltia dhe goli i Mario Gjatës  1 – 1 :

Penalltia dhe goli i Jorgo Meksit  1 – 0 :