Fitore me përmbysje, Kukësi arrin të thyejë me vështirësi Bylisin (VIDEO)

238
Sigal

Kukesi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për  javën e 16-të në Kategorinë Superiore.

Verilindorët e nisën shumë keq ndeshjen, me Bylisin që po krijonte disa raste të rrezikshme, teksa në minutën e 26’, ishte Stojanoviç që kaloi ballshiotët në avantazh. Ky avantazh zgjati vetëm 13 minuta, pasi në minutën e 39’, Ibraimi gjeti golin e barazimit.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me ballshiotët më të rrezikshëm, të cilët goditën traversën në minutën e 46’ me Çarkanjin.  Do të ishte Eze ai që do ti dhuronet fitoren Kukësit, ku në minutën e 56’ përmbysi sfidën pas një krosimi fantastik të Ibrahimit. Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e 4-t, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e parafundit.

Goli i Eze 2 – 1 :

Goli i Ibrahimit për 1 – 1 :

Goli i Stojanovic për 0 – 1 :