Parashikimi/ Ja si parashikohet të jetë moti javën e ardhshme

256
Sigal

Java që vjen parashikohet të jetë një javë ‘klasike’ dimri me motin i cili parashikohet shumicën e ditëve i vranët me reshje shiu e dëbore si dhe disa ditë me diell, por të acarta.

Ditën e hënë moti parashikohet kryesisht i vranët e alternime afatshkurtra në mesditë kthjellimesh, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe në kohë afatshkurtër, në zonën e veriut do të ketë dhe intensitet të lartë.

Në zonën e Alpeve, verilindje në lartësitë mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër do të ketë reshje tepër të dendura dëbore.

Gjatë orëve të para të së Martës reshjet vijojnë me intensitet mesatar deri dhe të lartë në një pjesë të madhe të territorit.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitetin dhe bëhen të herëpashershme dhe me intensitet të ulët.

Në relievet malore në lindje të territorit do të ketë reshje tepër të dendura dëbore të cilat gjatë ditës në zonën e veriut dhe jugut do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 400-500 metër.

Dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte parashikohen të kenë mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe lokale.

Java mbyllet me ditën e Premte me rikthim të motit të vranët e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata afatshkurtër.

Duke nisur nga orët e pasdites reshjet bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të territorit.

Përsëri reshje dëbore në relievet malore në lindje, por me intensitet të ulët.