Pas vendimit për dhënie me koncesion tek firma Serbe, nis plaçkitja e laboratorëve

564
Sigal

Laborantët kanë kundërshtuar këtë monopol privat prej të huajve, të cilët kanë
deklaruar se do t’i hedhin në rrugë

 

Përparim HALILI

 

Vendimi i Qeverisë Nr. 80, datë 28 janar 2015, me të cilin kupola e
“rilindjes” me propozim dhe skenar të ministrit të Shëndetësisë, krye-koncesionarit
Ilir Beqja, prezantoi një firmë serbe me logon false të një kompanie financiare
amerikane, një vit pas miratimit ligjëroi dhënien me koncesion të laboratorëve
të mjekësisë shqiptare. Sipas këtij vendimi, koncesioni do të jetë me afat
30-vjeçar dhe me të drejtë ripërsëritje nga firma serbe me 3 herë nga 10 vite
tjerë, afat i cili në total shkon në 60 vite koncesion, me vlerë totale 240
milion dollarë për 30 vitet e para, që do të paguhen nga shteti shqiptar. Ndërsa
objektet e 120 laboratorëve do të jepen falas për firmën serbe, shqiptarët do
detyrohen t’i bëjnë analizat në laboratorët e dhënë me koncesion, sipas çmimeve
që do të vendos firma serbe. Çdo analizë mjekësore do të jetë monopol vetëm i
firmës koncesionare serbe dhe sipas këtij monopoli asnjë shqiptari nuk do t’i
njihet asnjë analizë mjekësore e bërë në laboratorë të tjerë që nuk janë në
administrim të koncesionarit serb!  Mjekët
laborantë dhe infermierët, kanë kundërshtuar ashpër këtë koncesion, të cilin e
kanë cilësuar dhe denoncuar si  zhvatje e
pasurisë kombëtare dhe si humbje të vendeve të tyre punës, mbasi do të hidhen në
rrugë  prej koncesionarit serb, skandal
ky që është miratuar në marrëveshjen që ka bërë me qeverinë shqiptare! Nisur
prej këtij skandali, punonjësit e laboratorëve, të përfshirë në frikën e daljes
duarbosh nga vendet e punës ku kanë punaur prej shumë vitesh, kanë nisur të plaçkitin
laboratorët, duke marrë pajisjet dhe orenditë e tyre “pjesë-pjesë”! Të pyetur
konfidencialisht prej “telegraf”, disa prej mjekëve laborantë e infermierëve,
deklaruan se po e bëjnë këtë veprim jo si hajdutë, por sipas kësaj logjike: “Sa
t’i vjedh firma koncesionare serbe, të cilës qeveria shqiptare po ia fal, më
mirë t’i marrim ne punonjësit, që kemi punuar prej vitesh nëpër laboratorë, pajisjet
e të cilëve janë taksat tona”! Në këtë qëndrim, laborantët i ka “ccuar” kupola
e “rilindjes” e cila po fal shërbimet publike tek persona të huaj, të cilët
paraqiten si kompani biznesesh, kur në fakt janë sekserë dhe abuzues edhe të
dënuar ne vendet e tyre dhe në shumë shtete të tjera për afera krimesh ekonomike
dhe zhvatje kontratash koncesionare, të cilat nuk i realizojnë, por që marrin
miliona euro nga

 

Ja laboratorët mjekësorë që do të privatizohen në Tiranë

 

1.     
Laborator Spitali
nr. 1

2.     
Laborator Spitali
nr. 2

3.     
Laborator Pediatria

4.     
Laborator
Onkologjiku

5.     
Laborator Infektivi

6.     
Laborator
Sanatoriumi

7.     
Laborator
Materniteti 1

8.     
Laborator
Materniteti 2

9.     
Laborator
Poliklinika 1

10. 
Laborator
Poliklinika 2

11. 
Laborator
Poliklinika 3

12. 
Laborator
Poliklinika 4

13. 
Laborator
Poliklinika 5

14. 
Laborator
Poliklinika 6

15. 
Laborator
Poliklinika 7

16. 
Laborator
Poliklinika 8

17. 
Laborator
Poliklinika 9

18. 
Laborator
Poliklinika 9

19. 
Laboratorë Spitali
Traumës

20. 
Laboratorë Urgjenca
Qendrore

21. 
Laborator
Poliklinika Qendrore-Tiranë

22. 
Laborator Dispanseria-Tiranë

 

Ja laboratorët që do të privatizohen në 11 qarqet e tjera

 

1.     
Gjirokastër:     7 laboratorë klinik-biokimik

2.     
Shkodër:          9 laboratorët klinik-biokimik

3.     
Elbasan:           10 Laboratorët klinik-biokimik

4.     
Fier:                 10 Laboratorët klinik-biokimik

5.     
Lezhë:                         5 laboratorët
klinik-biokimik

6.     
Kukës:             7 laboratorët klinik-biokimik

7.     
Dibër:              4 laboratorët klinik-biokimik 

8.     
Korçë:             9 laboratorët klinik-biokimik

9.     
Vlorë:              8 laboratorët klinik-biokimik

10. 
Berat:              5 laboratorët klinik-biokimik

Durrës:            10
laboratorët klinik-biokimik 


Ja adresa e firmës Serbe, që I jepet koncesioni i laboratorëve mjekësor,
publikuar në vendimin e Qeverisë Shqiptare

 

Adresa për komunikim nga pala shqiptare që fal laboratorët është Milva
Ikonomi me detyrë Zv/ministre e Shëndetësisë të Shqipërisë, Bulevardi
“Bajram Curri”, Nr. 1 Tiranë, telefon: +355 4 23 76 178, Shqipëri.
Ndërsa për palën e firmës “International Finance Corporation (IFC)”, personi
për komunikim është Mr. Georgi Petrov Menaxher Rajonal, Shërbimet këshillimore
në IFC,  për Partneritetin Publik Privat
Departamenti i Evropës dhe Azisë Qendrore, me adresë “International Finance
Corporation (IFC)”, bulevardi “Kralja Aleksandra, 8611000 Beograd, Serbi, tel:
(+381 11) 302375, Fax: : (-+38111) 3023 740.