ANALIZA VJETORE/ Presidenti i Olimpikut e vlerëson të suksesshëm vitin 2023, Fidel Ylli: KOKSH-i e kreu misionin tij vjetor

56
Sigal

Agron KAJA

“Për vitin 2023, Tirana e ka kryer misionin e saj si Qyteti Europian i Sportit, dhe po në këtë vit që po mbyllim veçohen Projekti sportiv “Sporti për zhvillim” dhe Projekti “Ekipet Sportive në Shkolla”

 

/Telegraf.al/ Në analizën vjetore të vitit 2023, Presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli u dëgjua me shumë vëmendje në punimet e Asamblesë së 29-të të institucionit që ai e drejton. Një ligjëratën konkrete, ai tregoi të gjitha arritjet, mosarritjet dhe federatat e individët të cilët gjatë vitit që po mbyllim i kishin realizuar me sukses, ose jo, objektivat vjetorë të 2023-it. “Tirana e ka kryer misionin e saj si Qyteti europian i sportit në vitin 2023. Dhe po në këtë vit që po mbyllim, dua të veçoj Projektin sportiv “Sporti për zhvillim”, i cili bashkoi federatat tona sportive për masivizimin e sportit në zonat rurale të dëmtuara nga tërmeti. Por në këtë hapësirë vjetore, projekti ynë i ekipeve sportive në shkolla, ishte një tregues që do flasë shumë shpejt në terren”, me këtë nisje, Fidel Ylli dha ekstraktin e punëve vjetore , ndërkohëqë të tjera arritje u evidentuan gjatë materialit që ai e shpalosi në këtë Asamble të 29-të vjetore të KOKSH-it. Rezultatet e Luiza Gegës në Atletikë me 11 medalje vjetore, rezultatet e larta në veprimtaritë ndërkombëtare të Karatesë e Mundjes së Lirë me Kampionin e Botës Zelimkhan Abakarov, të Eklent Kaçit si Kampion Bote në sportin e Bilardos, të Qitjes e Taivankdo, dhe në veçanti ardhja në Durrës e Tiranë të elitës europiane të Shahut me kampionë Bote, si edhe rezultatet e dy notarëve tanë të Olimpikut Special, këto ishin në fokusin e punimeve të kësaj asambleje, të cilat Presidenti Fidel Ylli i veçoi në materialin e analizës vjetore të institucionit që ai drejton. Por me interes u dëgjuan edhe disa nga piketat e punës për vitin 2024. “Natyrisht që viti 2024 ka më shumë hapësira në prioritetet e punës së KOKSH-it, ku në veçanti mbetet organizimi i Lojrajve të Europës Juglindore, duke i dhënë një mesazh politikës së këtij rajoni. Për këtë nismë, në Shqipëri do vijë për vizitë Presidenti i Komitetit Olimpik të Europës Juglindore, dhe lojrat e para mendohet që të zhvillohen në Tiranë. Do forcohet bashkëpunimi me homologët tanë në Kosovë e Serbi dhe shpejt do firmoset një marrëveshje me ta. Por KOKSH-i do ngrejë Muzeun Ulimpk të Shqipërisë, e për këtë ka bashkëpunuar me homologët e Çekisë. Ndërsa për vitin 2024, një nga projektet kryesore mbetet edhe ngritja e KAS-it të pavaruar, të ndihmuar kryesisht nga KAS-i i Lozanës”.

Greisi Koxhaku, notari rekordmen i vitit

Notari i SK Tirana, Greisi Koxhaku, është “Notari i vitit 2023”. Në çdo garë ai thyeu rekorde kombëtare, por edhe përmirësoi disa kohë, të cilat kishin vite që “flinin” pa u prekur. Edhe pse në moshë të re, ai garon dhe thyen edhe rekordet për moshën e të Rriturve. “Për vitin 2023, misioni im ishte që në çdo garë të jepja më të mirën time. Si çdo vit, edhe në këtë që po mbyllim, u përgatita itensivisht për ta mbajtur formën time në nivelin më të mirë, por edhe për shënuar kohë e rekorde të reja. Natyrisht që falenderimi i parë për këtë vit vjen edhe për trajnerin Arjan Fetishaj, FSHN-në dhe gjithë notarët që kemi “debatuar” në pishina. Viti 2024 do jetë edhe më i pasur në çdo aspekt të garave që unë do të zhvilloj”.

Viti 2023 me kampionë Europe dhe Bote

Gjatë vitit 2023, në shumësportet shqiptare kishte lëvizje të dukshme. Tashmë Shqipëria nuk është më një “pikë e vogël në hartë”, por sportet e kanë kthyer në një hapësirë sportive me emra e talente të niveleve europiane e botërore. Sepse viti 2023 kishte Eklent Kaçin kampion bote në Bilardo, kishte shahisten 15 vjeçare Kler Çoku, edhe kjo kampione e Botës për moshën e saj.  shah. Natyrisht që edhe notari me sindromin Daun, Gersi Troka, la gjurmë gjatë vitit që po mbyllim duke fituar Medalje Ari në Berlin. Kampionia e Europës Luiza Gega dhe skiatorja Lara Kolturi, e pasuruan vitin 2023 me arritjet e tyre, e po kështu mundësi Abakarov. Të gjithë këta, por edhe shumë të tjerë janë “Medalja e Artë” sportive e vitit 2023.

Shtanga me dy peshëngritës në Olimpiadë

Për Peshëngritjen shqiptare, viti 2023 ka qenë i suksesshëm, të cilat nisën në Kampionatin Botëror U-17 ku peshëngritësja Enkileda Carja, dominoi duke marrë dy medalje të bronzta, ndërsa kampionati u zhvillua në Durrës duke u vlerësuar me medaljen e artë për organizimin. Ky vit ka qenë shumë i ngarkuar për FSHP-në, e cila ka zhvilluar nëntë aktivitete ndërkombëtare dhe gjashtë kombëtare. Ndërkohë, viti 2024 do të jetë viti i peshëngritjes për grupmoshat e reja, ku Shqipëria do të gëzojë dy-tre kampionë bote, si Kofsha, Rrasa dhe Carja. Në Olimpiadën Botërore, shtanga do të shkojë me Briken Caljen dhe Erkand Qerimajn, ndërkohë që FSHP-ja do të organizojë Kampionatin Islamik dhe Kampionatin Europian për master.

Rezultatet e Luiza Gegës në Atletikë me 11 medalje vjetore, rezultatet e larta në veprimtaritë ndërkombëtare të Karatesë e Mundjes së Lirë me Kampionin e Botës Zelimkhan Abakarov, të Eklent Kaçit si Kampion Bote në sportin e Bilardos, të Qitjes e Taivankdo, dhe në veçanti ardhja në Durrës e Tiranë të elitës europiane të Shahut me kampionë Bote

 

Arritje në sporte të tjera gjatë vitit 2022

ATLETIKË

Luiza Gega

Krenaria e Atletikës shqiptare për vitin 2022

Kampione e Europës në 3000 m/p

Vendi 5-të në Kampionat Botëror

Vendi 1-rë në Kampionatin Europian

(medalje ari, rekord europiani)

Kampione dhe rekordmene në Lojrat Mesdhetare

 

PESHËNGRITJE

Erkand Qerimaj

Kampion Europe, Medalje Ari në Shkëputje

Medalje Argjendi në Lojerat Mesdhetare

Ertan Kofsha

Kampion Europës U17

Enkileda Carja

Medalje Bronzi në Kampionatin Europian U17

 

MUNDJE E LIRË

Zelimkhan Abakarov

Mundësi rus i natyralizuar shqiptar

Kampion Bote në Mundjen e Lirë, Medalje Ari

Kampion i Mesdheut, Medalje Ari

Medalje Argjendi në Lojërat e Solidaritetit Islamik

Islam Dudaev

Medalje Bronzi në Kampionatin Europian

 

Mundja shqiptare është një nga dy disiplinat sportive që ka siguruar deri tani normën e kualifikimit në Lojërat Olimpike Verore “Paris-2024”. Është një normë në atletikë dhe një normë në mundje që kanë siguruar deri tani dhe për mundjen duket një sukses i konsiderueshëm, për më tepër që kanë në gjirin e vet një mundës cilësor si Zelimkhan Abakarov që ka pretendime për medalje olimpike. Së fundmi Federata Shqiptare e Mundjes organizoi me sukses në Tiranë Kampionatin Botëror të Mundjes për moshën deri në 23 vjeç, një aktivitet që si duket i ka dhënë pikë të rëndësishme FSHM-së dhe presidentit të saj Sahit Prizreni. Analizat e kujdesshme të çojnë në faktin se ka një progres si në rezultate dhe në menaxhim, ndaj ne po sjellim në këtë intervistë me Prizrenin pikëpamjet e tij për mundjen shqiptare dhe shanset kualifikuese për më shumë se një sportist në Olimpiadën e Parisit. Për Prizrenin, ky ka qenë viti më i suksesshëm në historinë e mundjes, sukses që matet në disa drejtime, qoftë nga organizimi i veprimtarive të rëndësishme botërore por edhe kualifikimi në Olimpiadë.

MUNDJE

Mundja shqiptare është një nga dy disiplinat sportive që ka siguruar deri tani normën e kualifikimit në Lojërat Olimpike Verore “Paris-2024”. Në sportin e Mundjes janë të kualifikuar në Olimpiadë: Zelimkhan Abakarov e dhe Islam Dudaev. Këta djem i kanë sjellë shumë medalje të rëndësishme vendit. Ata vërtet janë të natyralizuar, por medaljet janë për Shqipërinë dhe në garat e rëndësishme europiane e botërore këndohet himni i Shqipërisë. Por nuk janë vetëm medaljet dhe imazhi i vendit, unë mendoj se këta djem i kanë sjellë shumë cilësi mundjes shqiptare. Unë e shoh si një vlerë të shtuar, e shoh si investimin e duhur që kemi bërë. Ne presim medalje olimpike dhe unë uroj shumë që kjo të arrihet, sepse ky ka qenë një vit i shkëlqyer për mundjen shqiptare.

 

ATLETIKË

Federata Shqiptare e Atletikës mbylli zyrtarisht sezonin, teksa zhvilloi sot asamblenë vjetore si dhe ceremoninë e vlerësimit për sportistët e vitit. Në kategorinë e të rinjve atletët më të mirë të 2023-shit u shpallën Redia Dauti e Tiranës dhe Kolindo Kiri i Vllaznisë, dy talente shumë premtues, të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në eventet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në radhët e të rriturve, vlerësimin e atletit të vitit e meritoi Franko Burraj i Vllaznisë, i cili zhvilloi një tjetër sezon të madh, duke stampuar 3 rekorde kombëtare. Te femrat çmimi shkoi për Luiza Gegën, me kampionen kuqezi që përfundoi një tjetër vit me rekorde dhe rezultate të pabesueshme, duke vijuar që të rishkruaj historinë e këtij sporti, si atletja më e mirë e të gjithë kohërave për Shqipërinë. Bruno Rrotani i Vllaznisë u vlerësua me çmimin e trajnerit të vitit, ndërsa një tjetër kuqeblu, Albert Marashi, mori çmimin për kontributin e tij në masivizimin e atletikës.

Gjithashtu vlerësime mirënjohjeje për kontributin e tyre në atletikë FSHA u akordoi edhe ish-drejtuesve, Gjergj Rulit dhe Nikolin Dionisit, ashtu sikurse edhe presidentit të Komitetit Olimpik, Fidel Yllit. Pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm është kohë për festë në komunitetin e atletikës. Të gjithë në valle, nga presidenti Taulant Stërmasi, për të vijuar me Luiza Gegën, Izmir Smajlajn, Franko Burrajn e me radhë, krijuan një atmosferë mjaft të bukur në festën e FSHA-së.

Gjatë vitit 2023

Pjesëmarrje në veprimtaritë Kombëtare

Notarë shqiptarë kanë marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë kombëtare që organizon Federata Shqiptare e Notit (FSHN)

U zhvilluan kampionatet kombëtare dimërore:

1.Për fëmijë; 2.Të rinj dhe të rritur; 3.Për veteranë; 4. Perspektiva e Notit , Kupa “Klavio Meça”

U zhvilluan kampionatet kombëtare verore:

1.Për fëmijë; 2.Kupa Shqipërisë; 3.Për të rinj dhe të rritur; 4.Për veteranë; 5.Maratona Kombëtare

 

Pjesëmarrje në veprimtaritë Ndërkombëtare

Notarë shqiptarë kanë marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë Ndërkombëtare që organizon Federata Botërore e Notit (FINA), Federata Evropiane e Notit (LEN) dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON): Kupa COMEN (Qipro); Kampionati Botëror i Notit (Hungari); Lojërat Europiane për sport me aftësi të kufizuara (Rep. Çeke); Lojërat Mesdhetare Oran (Algjeri); Kampionati Europian për të Rinj (Rumani); Kampionati Europian (Itali); Kampionati 8-të Botëror për të Rinj; Kampionati Botëror Open; Kampionati Ballkanik; Takimi Ndërkombëtar i Notit “Teuta Cup”, Durrës.

 

 Qyteti i Vlorës shpallet për vitin 2024  Qyteti Europian i Sportit🏆🏐🏀⚽🥅🎱🥇🥈🥉

Kryetari i Bashkisë, z. Ermal Dredha, ka shpallur të hapur Vlora – Qyteti Europian Sportit 2024.

Në ceremoninë e çeljes së siparit të aktiviteteve sportive për vitin 2024, z. Dredha u shpreh se përveç sportit elitar do të investohet edhe në sportin komunitar, për një qytet të shëndetshëm.

Këtë vit do të organizohen aktivitete sportive të të gjithë kategorive, ku Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) në këtë kuadër do të ketë aktivitetet e saj kombëtare dhe ndërkombëtare, sidomos në #BeachVolley.

FSHV i uron suksese të gjithë organizatorëve.