Altin Rraklli: Në Parma lojë zhgënjyese, në Stokholm jo si inferiorë

19

KOMBËTARJA/ Humbja me Kilin dhe miqësorja me Suedinë, Altin Rraklli analizon skuadrën

Sigal

Agron KAJA

Nuk më shqetëson rezultati me Kilin, por mënyra se sa mënyra se si luajtëm, se si kërkuam ta bënim lojën. Këtë duhet ta përmirësojnë në Suedi, ku mendoj se trajneri do të bëjë edhe korrigjimet e duhura në formacionin titular

 

Pas 123 ditëve pa ndeshje zyrtare që nga 20 nëntori 2023, dhe 84 ditë para nisjes së ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, mbrëmja e të shtunës për futbollin shqiptar u mbyll me miqësoren që Kombëtarja jonë luajti me Kilin, e para në histori mes këtyre dy skuadrave. Atmosfera në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës në Itali ku u luajt kjo sfidë, tregoi se tifozeria shqiptare tashmë e ka rritur besimin te Kombëtarja, duke treguar njëherësh se edhe në finalet e Europianit “Gjermani 2024” do jetë e tillë. Gjithsesi, veç rezultatit humbës 0-3 , ish-futbollisti i Kombëtares Altin Rraklli, u shpreh për gazetën “Telegraf” se kjo ishte një ndeshje testuese dhe se rezultati ishte në plan të dytë për trajnerin. “Në tërsi, skuadra jonë zhvilloi një ndeshje shumë të dobët ku tregoi shumë problem në të gjitha repartet e fushës. Lojtarët titullarë u dukën jo shumë të freskët nga ana fizike, si Bajrami e Asani, ndërsa Seferi ishte mirë. Por çaluam në organizimin e lojës, sepse mesfushorët nuk e nxorrën topin mirë nga mbrojtja në sulm,. Nga ana e tij, Kili e bëri presingun shumë lart dhe na e vështirësuan lojën, pa krijuar asnjë rast në pjesën e parë. Skuadra jonë duhet të ishte treguar më e sigurtë në pjesën sulmuese”, kështu e nisi këtë koment Altin Rrakllin për ndeshjen Shqipëri-Kili 0-3, duke shtuar se në pjesën e dytë skuadra u duk pak më e freskët. “Në pjesën e dytë loja ndryshoi, sepse skuadra pas zëvendësimeve u duk më e freskët dhe e qarrkulloi topin. Por bënë disa gabime që edhe i ndëshkuan. Ndodhi kështu sepse skuadra nuk kishte shumë siguri në lojën e saj, edhe pse zëvendësimet dhanë pak impuls në lojë. Mendoj se vetëm në 20 minutat e fundit patëm rrezikshëmri, dhe Broja nëse vjen në formën e tij 100% bën shumë punë në fazën sulmuese. Ndoshta duhej Cikalleshi në sulm, sepse ai krijon shumë balanca”. Po çfarë mendon Rraklli për miqësoren tjetër që luhet sot me Suedinë në Stokholm? “Nuk më shqetëson rezultati me Kilin, por mënyra se sa mënyra se si luajtëm, se si kërkuam ta bënim lojën. Ndeshjet miqësore janë testuese ku rezultati ka pak rëndësi, por mënyra e lojës la shumë për dëshiruar te skuadra jonë. Këtë duhet ta përmirësojnë në Suedi, ku mendoj se trajneri do të bëjë edhe korrigjimet e duhura në formacionin titullar, por edhe në aktivizimin sa duhet të elementëve që ai mendon ti testojë”, ishte ky mendimi i ish-sulmuesit kuqezi Altin Rraklli, dhënë dje për gazetën “Telegraf”.

Altin Rraklli me Kombëtaren

Sulmuesi Altin Rraklli ishte pjesë e Kombëtares nga viti 1992 e deri në vitin 2005. Në 13 vite kuqezi, ai luajti në 63 ndeshje dhe shënoi 11 gola, ndërsa karrierën si futbollist e nisi te skuadra e vëndlindjes, Besa e Kavajës. Më pas në Gjermani me disa skuadra, në fund me Tiranën. Karrierën e mbylli në vitin 2009 me 413 ndeshje dhe 126 gola.

NDESHJET ME SUEDINË

05 .11.1988/ Kupa e Botës   

Shqipëri-Suedi            1-2

08.10.1989/ Kupa e Botës

Suedi-Shqipëri            3-1

18.02.2004/ Miqësore

Shqipëri-Suedi            2-1

06.09.2008/ Kupa e Botës    

Shqipëri-Suedi            0-0

14.10.2009/ Kupa e Botës    

Suedi-Shqipëri            4-1

Bilanci

Nd 5, F 1, B 1, H 3, G 5:10

 

MIQËSORET E TJERA

E hënë, 3 qershor 2024

Shqipëri-Lihtenshtejn

Në Vjenë, Austri

E enjte, 7 qershor 2024

Shqipëri-Azerbaixhan

 

Miqësore dhe merkato, Napoli kërkon Ismajlin

Edhe pse të shtunën nuk ishte në fushë kundër Kilit, mbrojtësi i Kombëtares sonë Adrian Ismajli, pritet të ndryshojë skuadër në Serie A. Aktualisht, mbrojtësi kuqezi është futbollist i Empolit, por Napoli kërkon ta bëjë pjesë të tij që në merkaton e verës. Ndeshjet e “Euro 2024” në Gjermani ku Shqipëria merr pjesë në Grupin B, së bashku me Spanjën, Italinë e Kroacinë, ndoshta do ta ndihmojnë Ismajlin. Ai pritet si titullar në mbrojtjen kuqezi, bashkë me Gjimshitin.

Titulli

Silvinjo projekton kthesën, ka ndryshime në formacion

Ndeshja miqësore me Suedinë, e cila luhet sot në ora 19:00 në stadiumin “Friends Arena”, për Kombëtaren tonë nuk do të jetë vetëm një test para ndeshjeve të :Euro 2024”, por edhe një rikonfirmim i skuadrës pas humbjes 0-3 me Kilin dy ditë më parë. Dje pasdite skuadra mbërriti në Stokholm, ku në mbrëmje bëri stërvitjen para sfidës së sotme. Kjo miqësore me suedezët do të jetë edhe një test për ndryshimin e bilancit me këtë skuadër, pasi në 5  përballje, kemi 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, me golavarazhin negatin 5:10. Formacioni titullar sot pritet të ndryshojë që nga porta me Berishën, por edhe në sulmim me Cikalleshin nga minuta e parë.