I kërkuar nga gjysma e Europës, Ergin Haland përfundoi duke zgjedhur të nënshkruajë për Mançester Sitin këtë merkato verore. Për shumë muaj ishte në dëshirën e të gjithëve, Barcelona, Real Madrid, PSG… të gjithë e donin atë.
Drejtori sportive i Borusias së Dortmundit, Sebastian Kehl, tha për “Sport Bild” se ata nuk e donin atë. Të merkurën e ardhshme ata do të takohen sërish në Champions League.
Situata u ndërlikua dhe duhej gjetur një zgjidhje sa më parë.
“Me aq sa e kemi vlerësuar gjithmonë Erling Haland dhe suksesin që ai ka patur me fanellën tonë, në fund çështja ishte bërë barrë padyshim, si për dhomën e zhveshjes dhe për klubin. Në përgjithësi, për të gjithë mjedisin, kryefjala ishte vetëm ai.
Pa të, ne kemi mundësinë t’u besojmë lojtarëve të tjerë. Fakti që dhjetë golat tanë të parë të shënuar nga dhjetë lojtarë të ndryshëm e tregojnë këtë shumë mirë.
Koha e shitjes ishte e duhura, si për ne ashtu edhe për Sitin.”