Diagnostikohet me sëmundje të keqe, lojtari i Bundesligës disa muaj jashtë fushe

48
Sigal

Futbollisti i Borussia Moenchegladbah, Stefan Lainer do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave, për shkak se është diagnostikuar me sëmundje të keqe në nyjet limfatike.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, mjekësia ka vepruar në kohën e duhur, duke bërë të mundur evidentimin e shpejtë të problemit shëndetsor, çka bën që parandalimi i efektit të jetë i mundur.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që Stefan të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor. I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”, bëri të ditur Roland Virkus, drejtori sportiv i M’Gladbach.

30-vjeçari luajti 17 ndeshje në Borussia-Park (Mönchengladbach), në edicionin që kaloi. Austriaku Lainer ka kontribuar më parë në vendin e tij të lindjes për Ried dhe Salzburg.

File Photo: Bundesliga Bayern Munich V Borussia Moenchengladbach