SUPERKUPA/ Luhet “simfonia” e 31-të mes dy të pabarabartëve në kategori
HISTORIA DHE PËRBALLJET
Superkupa e parë
11 janar 1990
Dinamo-Tirana 2-0
Superkupa e fundit
20 dhjetor 2023
Partizani-Egnatia 1-0

EGNATIA – KUKËSI
E enjte 26 dhjetor 2024, ora 19:00
në stadiumin “Arena Kombëtare”

EGNATIA-KUKËSI
Ndeshje 23
Fitore Egnatia 11
Barazime 2
Fitore Kukësi 10
Golavarazhi 25:24
Agron KAJA
Të enjten, në stadiumin “Arena Kombëtare” do të luhet ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë, e 31-ta në historinë e këtij trofeu në futbollin shqiptar. Nisur nga viti 1989, tradicionalisht kjo Superkupë nisi të luhej në fillimin e muajit janar deri në vitin 2001, kur u kthye për t’u luajtur në muajin shtator, para fillimit të çdo sezoni të ri. Për fitimin e këtij trofeu, përballë vihen skuadrat kampione dhe fitueset e Kupës së Shqipërisë të sezonit të mëparshëm. Ndërkohë që në vitet e fundit, që nga viti 2022, ndeshjet për këtë trofe po luhen si sfida që mbyll vitin kalendarik në futboll. E veçanta vjen edhe në këtë kupë të 31-të, sepse nuk kishte ndodhur më parë që Superkupën e Shqipërisë ta diskutonin dy skuadra, të cilat luajnë në kategori të ndryshme. Dhe kjo nuk ndodh në kryeqytet, por me dy skuadra që në sezonin e kaluar (2023-2024) janë fitues të kampionatit të Superiores dhe të Kupës së Shqipërisë (Egnatia), dhe finalist i Kupës së Shqipërisë (Kukësi). Dhe duke ju referuar historisë, fituesja e Superkupës së parë të Shqipërisë është skuadra e Dinamos në vitin 1989, e cila në ndeshjen finale që u luajt më 11 janar mundi 2-0 Tiranën. Flamurtari dhe Elbasani ishin dy skuadrat e para që e nxorrën këtë Superkupë nga kryeqyteti, ndërkohë që Tirana, Vllaznia e Partizani do ta mbanin këtë trofe mes tyre deri në vitin 2008 kur Dinamo iu rikthye fitores së Superkupës, këtë për herë të dytë. Më pas, Tirana, Besë, Skënderbeu, Laçi, Kukës, Partizani dhe Teuta hynë në Librin e Artë të Superkupës së shqipërisë në futboll, duke kompletuar fituesit në 30 ndeshje të luajtura. Sepse në vitet 1996 dhe 1999, Superkupa nuk u luajt pasi Tirana ishte fituese e Kampionatit dhe të Kupës së Shqipërisë. Vetëm në katër sfida është luajtur edhe me minuta shtesë, e në këtë rrugëtim Tirana ka luajtur në 16 finale dhe e ka fituar 12 herë Superkupën, më shumë nga 10 skuadrat e tjera, që kanë mundur ta fitojnë këtë trofe në futbollin shqiptar. Dhe ditën e enjte më 26 dhejtor 2024, ora 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”, finalen e Superkupës së 31-të të Shqipërisë do ta luajnë Egnatia si fituese e dyfishtë në sezonin e kaluar (kampionat dhe Kupë), dhe Kukësi si finalist në ndeshjen e Kupës ndaj Kukësit. Kjo mbetet një nga finalet më të veçanta të Superkupës së Shqipërisë, sepse finalistë janë Egnatia që luan në Abissnet Superiore dhe në 19 javë renditet në vëndin e 4-t me 30 pikë, ndërsa Kukësi që këtë sezon ka zbritur në Kategorinë e Parë, në 18 ndeshje renditet në vëndin e 9-të me 17 pikë. Një finale, do të jetë përmbyllëse për vitin 2024 në futbollin shqiptar.
LIBRI I ARTË
Në 30 Superkupa
Skuadrat Fituesit
Tirana 12 herë
Partizani 3 herë
Skënderbeu 3 herë
Dinamo 2 herë
Flamurtari 2 herë
Vllaznia 2 herë
Teuta 2 herë
Elbasani 1 herë
Besa 1 herë
Laçi 1 herë
Kukësi 1 herë
Egnatia, e katërta kampione e dyfishtë në Superkupë

Historia e Superkupës në futbollin shqiptar, sjell në kujtesë tre rastet kur një skuadër kishte fituar Kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, e për pasojë finalja e Superkupës nuk është zhvilluar. Në vitin 1993 ishte Partizani kampion i dyfishtë, në vitet 1996 dhe 1999 ishte Tirana. Ndërsa edhe Egnatia vjen si kampione e dyfishtë, dhe këtë herë, finalja e Superkupës do të luhet me Kukësin finalist i Kupës së Shqipërisë!
LEGJIONARËT
Uzuni “piketohet” në merkato, ofertë edhe nga Amerika

Me golat e shënuar dhe me formën e mirë që po tregon në këtë sezon, Myrto Uzuni është kthyer në një idhull për tifozerinë e Granadës. Ai vlerësohet si lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola, dhe ndoshta edhe kjo është arsyeja që beratasi po kërkohet nga dy klube futbolli. Klubi amerikan i Siatëll e kërkon që në janar, dhe do t’i thuhet vetë Uzunit të vendosë nëse do ta zhvillojë karrierën e tij në kontinentin amerikan. Por ai ka edhe një tjetër ofertë, pikërisht nga skuadra e Seviljes, e cila luan në La Liga të Spanjës. Kontrata e tij me klubin e Granadës përfundon në vitin 2026 dhe në rast shitje, përfitimi i kësaj skuadra do jetë shumë më i lartë se 4 mln euro që e bleu nga Ferencvarosh i Hungarisë. Mes Amerikës dhe Europës, Uzuni është duke treguar se edhe për Kombëtaren shqiptare ende vlen. Madje këtë herë ai i “troket” Silvinjos me më shumë autoritet, jo vetëm për të qënë një zëvendësues me pak minuta lojë.
Medon Berisha ul Ramadanin në stolin e Leçes

Në skuadrën e Leçes në Serie A të Italisë, luajnë edhe dy mesfushorët shqiptarë, Ylber Ramadani e Medon Berisha, njëherësh edhe pjesë e Kombëtares sonë. Por në ndeshjet e fundit ka ndodhur një “rrp\otacion” mes tyre, pasi trajneri Marko Xhampaolo më shumë ka preferuar Berishën si titullar, ndërsa Ramadanit i ka dhënë më pak minuta lojë. “Unë po përmirësohem shumë, kam marrë minuta të mjaftueshme nga trajneri, dhe këtë besim jam munduar ta tregoj në fushë. Madje jo vetëm në një pozicion në mesfushë”, kështu shprehej dje Medon Berisha në mediet sportive italiane, ndërkohë që tashmë ai ndjehet i gatshëm për të qënë i besuar edhe si titullar. “Kam bërë rolin edhe të një mesfushori, që luan në qëndër dhe në krah të mesfushës, por edhe mesfushorin e qëndrës. Tashmë mund të jap gjithçka që Leçe të jetë pjesë në Serie A’. Kjo paraqitje e mirë e Bershës mbetet edhe një sinjal për trajnerin e Kombëtares, Silvinjon.



















