Në Korenë e Jugut, Olimpiada Dimërore më e madhe në histori

670
Kur ditën e martë 6 shkurt 2018, u mbyll afati zyrtar i regjistrimeve për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore Botërore, sipas organizatorëve, 2,925 sportistë nga 92 vende të ndryshme të botës u regjistruan që të konkurrojnë në këtë edicion të 23-të, çka e bën këtë Olimpiadë Dimërore më të madhen në histori. “Pjongçeng 2018” ka eklipsuar kështu edhe Lojërat Olimpike të 2014-ës, të mbajtur në Soçi të Rusisë, ku garuan 2,858 sportistë nga 88 vende të botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësohen me 242 sportistë, delegacioni më i madh në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, të ndjekura nga Kanadaja me 226.
Sigal