Agron Kaja: Partizani ka “shënuar” tre autogola në bankinën e tij

VËZHGIM/ Në gjashtë javë kampionat, fenomeni i shkarkimit të bankinave ka  “trazuar” tre skuadra.

Me dy ndeshjet e saj të radhës, Kombëtarja jonë e futbollit krijoi një hapësirë dyjavore ndërprerje të kampionateve të futbollit në Shqipëri, të cilët ishin në startin e tyre, duke luajtur 6 javët e para. Kështu edhe në Abissnet Superiore 2025-2026 janë luajtur gjashtë javët e para, dhe brenda tyre ka patur zhvillime në fushë e jashtë saj. Në 540 minutat lojë zyrtare në 30 ndeshje, janë shënuar 58 gola, ndërkohë që “gola” janë shënuar edhe në bankina. Trazimi i tyre nisi që para startit të kampionatit, ku Skënder Gega u largua nga drejtimi i Partizanit, edhe pse kishte drejtuar ndeshjet në Europë dhe fazën përgatitore. Pas skualifikimit të turit të parë në Ligën e Konferencës ishte Skënder Gega që ndante rrugët me Partizanin, dhe menjëherë pas tij u largua edhe drejtori teknik Sokol Haxhia. Dhe një situatë e ngjashmë u përsërit këtë muaj, Këtu nisi evolucioni i plotë i Partizanit në këto 4 muaj, pasi dyshja Gega-Haxhia pasohen nga dyshja tjetër Milinkoviç-Abilaliaj. Drejtori sportiv Arbër Abilaliaj dha dorëheqjen, por që largimi i tij u pasua edhe me shkarkimin e trajnerit serb Mladen Milinkoviç. Kësisoj, Partizani duket se po vuan në këtë sezon si asnjë herë tjetër në vitet e fundit, sepse në dy raste janë larguar dy drejtorë dhe dy trajnerë. Parë realisht, kjo është një situatë dukshëm e pazakontë për të kuqtë, të cilët në vitin 2025 kanë treguar probleme të shumta. Bëhet fjalë për klubin e madh, por me një ecuri të dobët në Superiore 2025-2026. Rezultatet në gjashtë javë dhe renditja, tregojnë se 4 pikë në 560 minuta lojë zyrtare nuk i shkojnë Partizanit historik, nuk i shkojnë kësaj skuadre të mirëfinancuar, të kompletuar në organikë dhe me një infrastrukturë që pak skuadra rivale e kanë. Historia që nga viti 1946 kur Partizani hyri në botën e futbollit shqipta,r dhe më pas në atë europian, ka fituar 17 kampionate, 15 Kupa të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë. Ka zhvilluar me dhjetra, në mos me qindra ndeshje ndërkombëtare në kompeticionet ku ka marrë pjesë, si edhe ka qënë “fidanishtja” numër një e Kombëtares ndër vite. Këto të dhëna historike e sjellin të detyrueshëm shqetësimin në këto radhë, për ta thënë me zë të lartë se sot në këtë gjëndje ku ndodhet, Partizani është bërë çështja e vetvehtes me trajnerët në kampionat. Kush do zëvendësojë Milinkoviçin në bankinë? Pritja vazhdon, ndoshta Kërnaja do të jetë në stol për ndeshjen e javës së 7-të, në Vlorë ndaj Flamurtarit.

Starton Kupa e Shqipërisë, turi i parë më 15 tetor

NOA

Ndeshjet-Turi i parë

E mërkurë, 15 tetor 2025

Skënderbeu-Basania               13:30

Laçi-Këlcyra                           13:30

Vora-Maliqi                             13:30

Flamurtari-Naftëtari                13:30

Besa-Shkumbini                      13:30

Burreli-Shiroka                       13:30

Pogradeci-Delvina                  13:30

Apolonia-Besëlidhja               13:30

Kupa e Shqipërisë për edicionin 2025-2026 do të startojë më 15 tetor, me ndeshjet e turit të parë, ku do përballen skuadra të Kategorisë Superiore, të Kategtorisë së Parë dhe të Dytë. Pas turit paraeliminator ku u kualifikuan Basania dhe Këlcyra, tashmë gjithçka është gati për të mërkurën në raundin e parë të Kupës. Këto ndeshje do të luhen me një takim dhe me sistem eliminimi. Por duke qënë se kampionati është ndërprerë për shkak të zhvillimit të ndeshjeve të Kombëtares, ato do shërbejnë edhe si test për shumë skuadra. Edhe në këtë edicion, formula e Kupës synon të krijojë një balancë mes ekipeve elitare dhe atyre të kategorive më të ulëta, duke ofruar mundësinë që edhe ato të shkruajnë historinë e tyre në këtë turne tradicional. Pas ndeshjeve të këtij turi të parë, në garë do hyjnë edhe 8 skuadrat e Superiores. Të gjitha takimet e turit të parë nisin në ora 13:30.

Ndeshjet-Turi i parë

E mërkurë, 15 tetor 2025

Lushnja-Butrinti                      13:30

Korabi-Veleçiku                      13:30

Kastrioti-Devolli                     13:30

Kukësi-Tërbuni                       13:30

Valbona-Tomori                      13:30

(Valbona u tërhoq, nuk do luhet)

Erzeni-Sopoti                          13:30

Luftëtari-Oriku                       13:30

Iliria-Luzi 2008                       13:30

“Thashethem” mediatik, Armando Cungu drejt stolit të kuq

Specialisti i futbollit Armando Cungu, ish-trajner në disa skuadra të Superiores shqiptare, është më i mundshëm për të marrë drejtimin e Partizanit. Cungu është i njohur në trajningun e futbollit shqiptar, të cilin e ka nisur që nga viti 2006 e deri në vitin 2024 me disa skuadra, si dhe me Kombëtaren U19 të Shqipërisë. Kjo do të jetë përvoja e parë e tij të drejtojë një skuadër futbolli të kryeqytetit. Të dielën më 19 tetor, Partizani luan në Vlorë kundër Flamurtarit. Për “Telegraf”, dje Cungu u shpreh se nuk e ka kontaktuar askush për këtë lajm. Sipas tij, është thashethem.

KANË LARGUAR TRAJNERËT

Partizani:       S. Gega, M. Milinkoviç, ?

Tirana:           V. Mile, R.Bordin

Flamurtari: K. Garsia, F. Morriero

Në 30 ndeshje me 540 minuta lojë zyrtare, janë shënuar 58 gola, ndërkohë që “gola” janë shënuar edhe në tre bankina: Tirana, Partizani dhe Flamurtari

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026  

Ndeshjet-Java e shtatë   

E shtunë, 18 tetor 2025

Bylis-Vllaznia                         14:00

Tirana-Teuta                            17:00

Egnatia-Dinamo City              17:00

E dielë, 19 tetor 2025

Flamurtari-Partizani                17:00

AF Elbasani-Vora                   17:00

RENDITJA  

Skuadrat                    Nd       P

1.Vllaznia                    6          13

2.Egnatia                     6          13

3.AF Elbasani              6          11

4.Teuta                        6          10

5.Dinamo City             6          10

6.Vora                         6          7

7.Bylis                         6          6

8.Tirana                       6          5

9.Partizani                   6          4

10.Flamurtari               6          2