Agron Kaja: Në “këstin e dytë”, çfarë do të ndryshojë Superiorja?

411
Nisur nga aktiviteti i gjerë që FSHF-ja ka pasur gjatë muajit janar 2017, por edhe nga përgatitjet që kanë bërë skuadrat e Kategorisë Superiore, në rifillimin e Kampionatit Kombëtar duket se do të kemi ndryshime e progres. Ndoshta ky konkluzion mundet që të shfaqet edhe nesër në takimin e parë të javës së 19-të, Vllaznia-Kukësi, të cilët do të prishin “agjërimin” zyrtar prej gati 36 ditësh. Po çfarë pritet që të shohim më shumë në këtë gjysmë të dytë të këtij sezoni? Le të themi së pari që, do të kemi dy faza me 18 ndeshje, njëherësh do të kemi edhe dy ture të Kupës së Shqipërisë, ku thashethemet e këtij janari të ftohtë të zbardhen zyrtarisht. Duke e quajtur si një “këst i dytë” i sezonit, natyrisht që duhet të priten përmirësime nga të gjithë aktorët e lojës së futbollit, që nga FSHF-ja, klubet, skuadrat, trajnerët, lojtarët dhe arbitrit. Nëse e nisim këtë ndryshim me FSHF-në, me gjithçka që ka zhvilluar kryesisht gjatë muajit janar, shenjat duken për mirë, por nëse do të vazhdonim me klubet e futbollit të Superiores, të paktën mediatikisht nuk kemi mësuar për atë çka ata kanë menduar të ndryshojnë. Në raportet FSHF-Klub Futbolli, duket se diferencat profesionale (jo ato teknike) janë të dukshme dhe nuk janë në një ritmikë. Kjo hallkë, pak është parë të lëvizë, duke qëndruar më shumë nën “hijen” e presidentëve dhe të merkatove që ata kanë bërë gjatë këtij muaji, por që fjala e klubit pak është shfaqur. Gjatë kësaj gjysme të dytë të këtij sezoni, pse jo, do të shohim lojëra më të mira, më fair-play, e këtë na e imponon veprimtaria që dje organizoi FSHF-ja me arbitrit dhe kapitenët e disa skuadrave. Dhe duke qenë tek arbitrit, asnjëherë tek kjo hallkë e futbollit nuk pritet përsosmëria, por impenjimet e fundit të tyre tregojnë më shumë ndërgjegjësim, madje kjo e parë edhe në këndvështrimin e bashkëpunimit me lojtarët, trajnerët e tifozët. Le të themi më tej se, lojtarët mbeten ata persona që duhet të ndryshojnë më shumë në këtë periudhë. Jo vetëm në pretendimet e protestat e tyre ndaj vendimeve të arbitrave, por edhe në përmirësimin e lojës së tyre, njëherësh edhe të sjelljeve ndaj kundërshtarëve dhe gjyqtarëve. Ka mbetur edhe “Lojtari i 12-të” që të ndryshojë, dhe kjo tifozeri që kemi parë në dy fazat e para të Kategorisë Superiore, ndoshta e ka ndjerë se aty ku ishin, nuk duhet të jenë në 19 javët e tjera të këtij kampionati. Të gjithë bashkë këta faktorë të lojës, do të hyjnë në “këstin e dytë” të sezonit, ndërsa ende mbetet për tu parë se çfarë do të servirin më tej Bashkitë që kanë skuadra në administrim dhe presidentët e skuadrave që kërkojnë në çdo ndeshje fitore e vetëm fitore. Sinjali i parë u dha, Partizani do të luajë në “Selman Stërmasi”, e këtu duhet të rinisë gara.
Teuta firmos me qendërmbrojtësin boshnjak Markoviç
Dje në mesditë, në ambientet e FSHF-së, sekretari i F.K. “Teuta”, Eduard Salillari, deklaroi për gazetën “Telegraf” se, pritet në mbrëmje të firmosin me një futbollist boshnjak. Sipas Salillarit, qendërmbrojtësi boshnjak Bojan Markoviç, ka firmosur kontratën e tij me klubin durrsak në mbrëmjen e djeshme, i cili e ka pritur mirë këtë ofertë të skuadrës durrsake. “Ky është një lojtar tipik qendërmbrojtës, i vlefshëm për skuadrën tonë. Ne e quajmë një përforcim cilësor që do ti shërbejë trajnerit Magani që ta përforcojë formacionin me elementë të tillë”. Ndërkohë që vetë futbollisti Markoviç, u ndje i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë. “E pranova menjëherë ofertën e Teutës, sepse kur mësova për historinë e klubit durrsak, u binda që ta vazhdoj këtu karrierën. ku do të vazhdojë karrierën e tij
KATEGORIA SUPERIORE
RENDITJA/ JAVA E 18-të
Skuadrat Nd Pikë
1.Kukësi 18 36
2.Partizani 18 35
3.Skënderbeu 18 32
4.Tirana 18 27
5.Luftëtari 18 22
6.Vllaznia 18 21
7.Flamurtari 18 17
8.Teuta 18 16
9.Laçi 18 14
10.Korabi 18 11
NDESHJET/ JAVA E 19-të
Datë 27 janar 2017
Vllaznia-Kukësi 18:00
Datë 28 janar 2017
Korabi-Laçi 14:00
Skënderbe-Flamurtari 14:00
Luftëtari- Partizani 14:00 
Teuta-Tirana 17:00
Ndeshjet e Vllaznisë
Faza e parë
Vllaznia-Kukësi 0-0
Partizani-Vllaznia 0-0
Vllaznia-Flamurtari 2-0
Korabi-Vllaznia 0-0
Skënderbeu-Vllaznia 3-0
Luftëtari-Vllaznia 1-1
Vllaznia-Laçi 1-2
Vllaznia-Teuta 1-0
Tirana-Vllaznia 0-0
BILANCI
Nd 9, F 2, B 5, H 2, G 6:6
Faza e dytë
Kukësi-Vllaznia 3-1
Vllaznia-Partizani 1-1
Flamurtari-Vllaznia 0-1
Vllaznia-Korabi 3-0
Vllaznia-Skënderbeu 0-0
Vllaznia-Luftëtari 2-3
Laçi-Vllaznia 1-0
Teuta-Vllaznia 0-0
Vllaznia-Tirana 0-0
BILANCI
Nd 9, F 2, B 4, H 3, G 8:8
NË TOTAL/ DY FAZAT
Nd 18, F 4, B 9, H 5, G 14:14
Golashënuesit
11 gola: P. Pejiç (Kukësi)
9 gola: C. Ekuban (Partizani)
7 gola: A. Taku (Tirana)
6 gola: Reginaldo (Luftëtari), H. Salihi (Skënderbeu), D. Shkodra (Flamurtari)
5 gola: I. Emini (Kukësi), N. Shtubina (Vllaznia)
4 gola: J. Adeniyi (Skënderbeu), D. Bregu (Luftëtari), M. Ndockyt (Tirana), S. Plaku (Korabi)
3 gola: B. Aquino (Laçi), F. Bangal (Teuta), Batha (Partizani), T. Bushiç, I. Galiç (Flamurtari), L. Latifi (Skënderbeu), A. Ribaj (Teuta)
2 gola: A. Çyrbja, A. Magani (Teuta), Dvornekoviç, K. Lushtaku (Kukësi), B. Lulaj (Laçi), A. Tafili (Vllaznia), K. Abazaj (Luftëtari), A. Shehaj, D. Alvesh (Flamurtari), S. Atanda, B. Azubel (Partizani)
1 gol: J. Bardhi, L. Ibrahimi, A. Torrasa, L. Trashi, E. Vila (Partizani), F. Bardulla, S. Cicmil, E. Çinari, R. Hebaj, A. Marku, E. Vrapi (Vllaznia), I. Berisha, A. Fazliu, B. Radoviç, B. Telushi (Flamurtari), E. Boyom, A. Montero, B. Ramadani, D. Rapo (Luftëtari), A. Çelhaka, Pericles, F. Toski (Laçi), T. Cmajcanin, N. Gripshi, B. Kotobelli (Teuta), I. Serxhinho, B. Jashanica, B. Nimaga (Skënderbeu), I. Ede, E. Hoxhallari, G. Muça, Gj. Muzaka, M. Nkounkou (Tirana), A. Gavazaj, E. Kaja, S. Mziu, N. Nexhipi (Korabi), B. Greca, Rangel, S. Guri (Kukësi)
Shënues: 70 futbollistë, 33 futbollistë të huaj
TRYEZA E FUSHËS/ Dje, në stadiumin “Selman Stërmasi”, FSHF-ja bëri “skaner” në paqe me kapitenët e disa skuadrave dhe me arbitrat 
Presidenti Duka: Futbolli imponon më shumë përkushtim
Duke e quajtur këtë periudhë pa aktivitet zyrtar në futbollin shqiptar si një “fazë përgatitore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një deklarim të tij ditë më parë, ka kërkuar nga të gjithë aktorët në fushën e lojës, se duhet përmirësuar më shumë puna në organizimin e futbollit në të gjitha kategoritë dhe nivelet. “Duke qenë një sport popullor, natyrisht që futbolli të imponon më shumë punë e përkushtim. Prej arbitrave dhe futbollistëve presim më shumë fair-play. Kjo është një periudhë pa futboll zyrtar, e ne kështu duket sikur po zhvillojmë një “fazë përgatitore”, por në këndvështrimet e pozicioneve në fushë, qëllimi është që të marrim sa më shumë mendime dhe ide, që ta përsosim punën arbitër-lojtar në vazhdimësi, sepse për anën tjetër flet vetë realiteti”.
Lysjen Nurishmi (Shef i Sektorit të Garave)
“Ne si sektor i Garave, duhet t’u kërkojmë presidentëve që, përveç stërvitjes, me lojtarët të bëjnë edhe ndonjë orë edukimi për rregulloren. Ndeshja nuk është vetëm në fundjavë, por fillon që në nisje të saj dhe lojtarët të mos influencohen nga deklaratat mediatike kundër arbitrave”
Ilir Shulku: Protagonistë në fushë janë 22 lojtarë
Dje, në stadiumin “Selman Stërmasi”, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një takim, i cili për nga formati, të jepte përshtypjen e një tryeze bashkëbiseduese, por jo në tavolina, veçse në fushën e lojës. Synimi i kësaj veprimtarie ishte përmirësimi i nivelit dhe kulturës në lojë. Në këtë takim kanë marrë pjesë drejtues të Federatës bashkë me disa nga arbitrat dhe kapitenët e skuadrave të cilët kanë shkëmbyer mendime të ndryshme. E drejtuar nga gazetari Gerti Çarçani, aktualisht Drejtor për Marrëdhënien me Mediat në FSHF, nisja ishte sa sportive, aq edhe serioze e me kulturë. “FSHF-ja e organizon këtë bashkëbisedim për atë çka ndodh në fushë me aktorët e saj lojtarë-arbitra. Opinionet tuaja në tërësi për një garë më fair-play do ta ndihmonte progresin në futbollin tonë”, kështu theksoi Gerti Çarçani në nisjen e kësaj veprimtarie, të cilën e drejtoi për më shumë se 60 minuta.
Në fillimin e kësaj “tryeze në fushën e lojës”, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, theksoi se institucioni që ai drejton, është i interesuar që loja e futbollit të bëhet më fair-play. Por, ai bëri edhe kritika ndaj arbitrave, teksa iu ka bërë me dije se ata shpesh duan të bëhen protagonistë me veprimet e tyre duke dëmtuar lojën, njëherësh edhe ndaj lojtarëve, për të cilët qartësoi se numrat e kartonëve që merren prej tyre për shkak protestash janë shumë të lartë. “Nisur nga qëllimi i kësaj tryeze, unë do të thosha se ju nuk duhet të flisni vetëm për atë çka ndodh në ditën e ndeshjes, kjo është pak për ta ndihmuar atë. Duhet të punohet në stërvitje, në grumbullime, jashtë fushës së lojës. Gjithashtu, shqetësim mbeten sjelljet e lojtarëve mes tyre, të cilët për gjëra të vogla kalojnë edhe në kacafytje. Të gjithë jeni rrogëtarë, e për këto sjellje të gabuara keni marrë dënime nga Disiplina, duke e dëmtuar ekipin dhe familjet tuaja”, theksoi sekretari i FSHF-së, që më pas ju drejtua arbitrave që kërkojnë edhe ndonjë protagonizëm të panevojshëm. “Gjatë lojës, duhet patur parasysh që, në fushë protagonistë janë vetëm lojtarët, ndërsa ju si arbitra nuk duhet të bëni veprime që të bëheni protagonistë. Nëse ju doni të bëni protagonistin me gjëra të vogla, duke ndërprerë lojën që tu kapin kamerat, kjo është shumë e gabuar dhe nuk i shërben ritmit të lojës”. Për arbitrat, Sekretari Shulku kishte më shumë kritika, duke i rikujtuar atyre që gjatë ndeshjes të flasin më shumë me “gjuhën e trupit”. “Sjellja e arbitrave në fushën e lojës ka raste që nuk është shumë korrekte, dhe për këtë janë marrë masa, pasi kemi parë raste ku nuk ka nevojë që arbitri të flasë me fjalë, sepse flet me gjeste. Duhet kuptuar që pjesa jo e rregullt janë lojtarët, por edhe te pjesa e arbitrave duhet të ngulmojmë për sjelljen e tyre në fushë”. Më pas, në këtë bashkëbisedim u angazhuan edhe pjesëtarët e tjerë të panelit, mendimet e të të cilëve e bënë edhe më konkrete situatën.
Rrahman Hallaci (Kapiten i Kukësit)
“Unë mendoj si kapiten se, protestat që bëhen ndaj arbitrave, shpesh janë të gabuara prej lojtarëve dhe publiku i kupton për keq. Kur arbitri jep faull apo penallti, ne nuk duhet të shkojmë grup lojtarësh për protestë sepse publiku e merr për keq. Duhet te shkojmë vetëm kapiteni apo edhe zv. kapiteni, sepse ndryshe publiku mendon që ne po shkojmë se po na bëjnë diçka padrejtësisht. Duhet të jemi më të qetë në mërrëdhëniet me arbitrat, pasi ata në një sekondë kanë kohë që të marrin vendimin e tyre teknik, dhe këtu unë kërkoj që të jemi njerëz mbi të gjitha. Ka një ndryshim nga viti në vit”.
Alban Hoxha (Kapiten i Partizanit)
“Në kohët e sotme, bie në sy fakti që në stadiume shkojnë mosha të ndryshme, fëmijë apo burra të vjetër, të cilët shpesh shajnë e fyejnë deri me “me libër shtëpie”. Sikundër ne, edhe ata duhet të kuptojnë se sporti është kulturë, duhet të kuptohet se lojtarët në fushën e lojës janë në punë dhe nuk mund të vijë dikush të shajë kot më kot. Unë familjen time nuk e marr dot në stadium, për shkak të këtyre sharjeve që askujt nga ne në fushë nuk na shërbejnë. Tek arbitri duhet të shkojë vetëm kapiteni për protestë dhe ai duhet ta sqarojë atë, por jo t’i thotë ‘Largohu, është vendimi im… Ky nuk është bashkëpunim”.
Gentian Muca (Kapiten i Tiranës)
“Edhe unë mendoj se, arbitri Jemini ka të drejtë kur kërkon mirëkuptim nga të dyja palët. Ne të gjithë jemi njerëz, pastaj lojtarë dhe arbitra dhe të gjithë bëjmë gabime, të cilat më shumë vijnë nga mungesa e gjakftohtësisë e cila i sjell këto reagime. Edhe trysnia e jashtme, por edhe mungesa e rezultateve, gjithashtu ndikojnë në veprimet e nxituara që bëjnë lojtarët. Për ta përmirësuar këtë bashkëpunim, unë mendoj që arbitri kryesor duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë me asistentët, njëherësh të jenë më tolerantë në vendimet që japin ndaj lojtarëve. Nga ana jonë, kjo punë nuk duhet lënë në ditën e ndeshjes, sepse duhet të bëjmë më shumë punë me lojtarët e tjerë para ndeshjeve”.
Lorenc Jemini (arbitër kryesor i FIFA-s)
“Unë kam shumë vite që arbitroj në futbollin shqiptar, ku e pranoj që edhe ne bëjmë gabime, të cilat mendoj se më shumë janë njerëzore. Së bashku, këta duhet të këshillojnë lojtarët e tyre që të mos :derdhen” te ne duke protestuar, jo se nuk e bëjnë, por duhet ruajtur gjakftohtësia. Sikundër lojtari që vrapon në fushë për 90 minuta dhe lodhet, edhe ne arbitrat vrapojmë e djersitim, dhe në këtë situatë duhet të marrim vendime që kapin fragmentet e sekondës. Lojtarët duhet të dinë rregulloren, sepse kundërshtojnë pa ditur rregullat që nuk mund të sqarohen në fushë”.
Enea Jorgji (arbitër kryesor i FIFA-s)
“Nga ana jonë si arbitra, duhet më shumë tolerancë, për ndryshe nuk do të ketë harmoni në fushën e lojës. Këta kapitenë këtu, janë shembull me sjelljet e tyre, por nuk mund ta thuash këtë për të gjithë lojtarët. Sjellja e tyre nuk mund të rregullohet në fushën e lojës, por para saj. Është njësoj, si lojtarët edhe ne e vuajmë presionin, por ne duhet të kujdesemi për 22 lojtarë dhe bankinat, ndërsa këta vetëm për sjelljen e tyre. Prandaj futbollistët e kanë më të lehtë të bëjnë një hap cilësor për përmirësimin e marrëdhënieve korrekte me arbitrat. Ne jemi si mësues në fushën e lojës, me sjelljet që transmetojmë”.
Sokol Jareci (FSHF-sektori arbitrave)
“Lojtarët duhet të jenë të informuar ta njohin rregulloren, sepse kështo do të pakësohen protestat. Ne shohim që ndërhyrjet për kartona të kuq në kampionatet tona janë shumë të pakta, sepse lojtarët janë më të ndërgjegjësuar. Protestat janë moderuar në krahasim me të shkuarën”.
Somario
Nga paneli i kësaj veprimtarie, si nga arbitrat ashtu edhe nga kapitenët, u dakordësua mendimi që, gjatë zhvillimit të ndeshjes tek arbitri duhet të shkojë të protestojë vetëm kapiteni apo zëvendëskapiteni, dhe jo të gjithë lojtarët e skuadrës
MOS KORREKTO
MERKATO
KUKËSI
Të larguar: Polizoi Arbri, Fjoart Jonuzi, Bekim Dema, Felipe Moreira
Të afruar: Kufre Ebong?, Simon Rrumbullaku, Elton Perreira Gomez
PARTIZANI
Të larguar: Ben Azubel
Të afruar: Metju Bonifeis, Marko Cetkoviç, Kristi Marku, Xhevair Sukaj
SKËNDERBEU
Të larguar: Xhejms Adeniji, Ardit Hoxhaj, Agim Zeka
Të afruar: Bruno Lulaj, Sebino Plaku, Kornel Predesku, Eko Barine? Hanson Tamba Boakai, Çinedu Çarls
TIRANA
Të larguar: Enriko Papa, Ansi Nika, Gjergji Muzaka, Erion Vucaj, Argjend Mustafa
Të afruar:?
LUFTËTARI
Të larguar: Emiliano Shehu, Baptiste Paje, Andres Montero, Julian Lluka, Ergys Mersini, Silas Daniel Satonho
Të afruar: Vangjel Zguro, Eri Lamçja, Ahmed Reza Zahmatkesh, Pedro Bengui?
VLLAZNIA
Të larguar: Ivor Veitzer, Yll Hoxha
Të afruar: Alen Sherri, Arsen Hajdari
FLAMURTARI
Të larguar: Dardan Çerkini, Sllavko Lukiç, Kristi Marku, Nertil Hoxhaj
Të afruar: Ivan Jakovljeviç, Haxhi Neziraj
TEUTA
Të larguar: Eri Lamçja, Valdrin Rashica, Bledian Rizvani
Të afruar: Enriko Papa, Elham Kastrati, Arsen Sykaj, Fabio Hasa, Gerhad Progni
LAÇI
Të larguar: Bruno Lulaj, Bruno Akuino, Enzo Malindi, Zhunior Pinto, Bruno Anjelo, Kris Hyseni, Paulo Serxho, Klajdi Toska, Ilir Kastrati, Bruno Lipi, Faton Toski
Të afruar: Bllazho Rajoviç, Ansi Nika, Erion Vucaj, Taulant Sefgjinaj, Bekim Dema, Aldo Mitraj, Alush Kanapari, Emanuele Mensah
KORABI
Të larguar: Sebino Plaku, Erkand Spahija, Vangjel Zguro, Dushko Dukiç
Të afruar: Veton Shabani, Besmir Arifaj
Sigal