Kryebashkiaku Veliaj, “paqe” në “derbin” e kryeqytetit

457
Dje, në Bashkinë e kryeqytetit e me praninë e kryebashkiakut Erjon Veliaj, u zhvillua një takim me presidentët ë skuadrave të Tiranës e të Partizanit. Tema e vetme e këtij takimi ishte lejimi i Partizanit për t’i luajtur ndeshjet e tij deri në fundin e këtij sezoni në stadiumin “Selman Stërmasi”. E kështu, mes presidentëve Refik Halili i Tiranës dhe Gazmend Demi i Partizanit, u vendos që skuadra e Partizanit të përdorë stadiumin “Selman Stërmasi”, kundrejt një pagese që do të shkojë në arkën e klubit të Tiranës. Ky lajm gëzon tifozët e Partizanit që e kishin kërkuar këtë stadium, por nuk dihet se si do të reagojnë tifozët e Tiranës, të cilët tri ditë më parë replikuan në Facebook me nota ironike për moslejimin e tyre në këtë stadium.
Sigal