Agron Kaja: Merkato e verës ka nisur, por zhvillohet në media!

95
Sigal

FUTBOLL/ Muaj i nxehtë për skuadrat, pasi mësuan kalendarin vjetor “ndezin” përgatitjet

Agron KAJA

Edhe pse kalendari i sezonit 2024-2025 u zbardh në fillimjavën e shkuar, të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore dhe të Kategorisë së Parë, i kishin nisur përgatitjet e tyre verore në prag të nisjes së këtij sezoni. Madje këto përgatitje janë të shoqëruara edhe me lëvizje të ndryshme (Merkato), në hyrje dhe në dalje. Duke ju referuar anës mediatike të këtyre lëvizjeve, fillimisht ndalemi te numri i lëvizjeve, që deri ditën e dielë ishte në shifrën 138, me 79 largime dhe 59 afrime në 10 skuadrat. Ndërkohë, katër skuadrat që luajnë në Europë: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Tirana deri në këtë periudhë kanë lëvizje të ndryshme, ku veçohet Tirana me 21 të tilla. Me 13 afrime dhe 8 largime, si dhe duke vendosur në këto shifra edhe trajnerin e ri Bledi Shkëmbi, shkon në 22 numri i lëvizjeve në skuadrën bardheblu. Egnatia, Partizani dhe Vllaznia thuajse kanë numër të barabartë lëvizjesh, çka tregon se ndeshjet në Europë i kanë orientuar më shumë në anën cilësore, se sa në atë sasiore. Ndryshe ndodh te skuadrat e tjera, dhe këtu veçohet Dinamo me 23 lëvizje (15 largime dhe 8 afrime) e ndjekur nga Skënderbeu me 18 lëvizje (10 afrime dhe 8 largime). Edhe skuadrat e tjera thuajse këto kuota lëvizjesh kanë, duke përjashtuar Laçin, i cili tradicionalisht në merkato ka një nisje të ngadaltë, duke e lënë gjitmonë “sprintin” për në limit. Por edhe lëvizjet e trajnerëve kanë filluar me shumë vrrull, ku nga 10 skuadra pjesëmarrëse, 5 prej tyre kanë menduar për bankina të ndryshuara në sezonin e ri. Tirana, Vllaznia, Elbasani, Bylis dhe Laçi pa trajner të konfirmuar, janë skuadrat që këtë sezon e nisn me emra të rinj, madje Tirana e Vllaznia i vunë në provë trajnerët që në ndeshjet e Ligës së Konferencës, edhe pse të dyja u eliminuan që në turin e parë kualifikues. Duke dalë nga shifrat, por nga mania e lëvizjeve, themi se në përgjithë kemi të bëjmë me merkato të pastudiuara, si tek lojtarët, ashtu edhe tek trajnerët. Sepse shumica e këtyre lëvizjeve më shumë kanë përfshirë ata futbollistë që kanë kontrata afat shkurtra, ndërsa te trajnerët lëvizjen janë kryesisht te ata me “kontrata presidentësh”. Por, a janë të gjitha këto lëvizje të zyrtarizuara dhe të miratuara në FSHF? Përderi sa nga institucioni i futbollit shqiptar nuk e kemi një reagim zyrtar, le të themi se deri tani merkatua e verës po zhvillohet nga media.

 

 

SKUADRAT SHQIPTARE NË EUROPË

Vetëm Partizani rezistoi, tre të tjerat “fiken” në turin e parë

 

LIGA E KAMPIONEVE

Turi parë eliminator

Ndeshja e kthimit

Datë 17 korrik 2024

Egnatia-Borac (Bih) (0-1)2-1

Kualifikohet Borac

Egnatia në Konferencë Ligë

Datë 25 korrik 2024

Vikingur (Isl)-Egnatia     19:00

 

Në mesjavën e shkuar, të katërta skuadrat shqiptare: Egnatia në Ligën e Kampioneve, Partizani, Tirana e Vllaznia në Ligën e Konferencës, luajtën takimet e dyta në këto kompeticione. Egnatia fitoi ndaj boshnjakëve të Borac 2-1, por u eliminua nga hubja e takimit të parë. Ndërkohë, Partizani fitoi 2-1 në ekstremin e ndeshjes me maltezët e Marsaxlox dhe u kualifikua, ndërsa Tirana humbi në Elbasan me Torpedo të Gjeorgjisë dhe u eliminua. Por Vllaznia bëri çudinë, sepse në ndeshjen e parë në Islandë barazoi 2-2. Nisur nga këto rezultate, Egnatia do ta vazhdojë rrugëtim në Europë duke zbritur në Konferencë Ligë, dhe ditën e enjte luan në Islandë me skuadrën e Vikingur. Ndërsa pas kthimit nga Islanda, një miqësore luksi me Skuadrën e Seria A me Napolin, të dielën me 28 korrik.  Partizani do të luajë me Iberia 1999 të Gjeorgjisë, ndeshjen e parë në transfertë

KONFERENCË LIGË

Turi parë eliminator

Takimet e kthimit

Datë 18 korrik 2024

Tirana-Torpedo       (1-1) 0-1

Marsaxlox-Partizani(1-1) 1-2

Vllaznia-Valur        (2-2) 0-4

Kualifikohet Partizani

Datë 25 korrik 2024

Iberia (Geo)-Partizani     19:00

 

Lëvizjet në merkato

PARTIZANI 12 (Largime 8 dhe Afrime 4). TIRANA 21 (Largime 8 dhe Afrime 13); DINAMO 23 (Largime 15 dhe Afrime 8); EGNATIA 11 (Largime 6 dhe Afrime 5); VLLAZNIA 11 (Largime 6 dhe Afrime 5); SKËNDERBEU 18 (Largime 8 Afrime 10); TEUTA 11 (Largime 5 dhe Afrime 6); LAÇI 4 (Largime 4 dhe Afrime 0); ELBASANI 16 (Largime 9 dhe Afrime 7); BYLIS 11 (Largime 10 dhe Afrime 1).

Trajnerët e rinj 2024-2025

Skuadrat    Trajnerët

Tirana         B. Shkëmbi

Vllaznia      T. Brdariç

Elbasani      R. Bordin

Bylis           E. Egbo

Laçi             ?

 

 

JAVËT E PARA

 

KATEGORIA SUPERIORE

Java 1 / 18.08.2024

Partizani-Vllaznia 17:00

Skënderb-Elbasani 17:00

Teuta-Bylis           17:00

Dinamo-Egnatia    17:00

Laçi-Tirana           17:00

 

KATEGORIA E PARË

Java 1 / 24.08.2024

AF Vora-Apolonia 17:00

Kukësi-Erzeni       17:00

Flamurtari-Burreli 17:00

Valbona-Besa       17:00

Korabi-Lushnja     17:00

Pogradec-Kastrioti 17:00