Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Ngjarje në rrugë!

Ajo ndaloi befas makinën

dhe më vështroi me neveri!

NOA

Unë isha thjesht në udhën time

dhe nuk e njihja atë njeri!

 

E para herë që e shikoja,

(Për këtë unë këmbëngul pa drojë).

Kujtesa ime është e freskët,

që nuk më lë kurrë, të gaboj.

 

Ndofta më mori për një tjetër.

Të gjithë ndonjëherë gabojmë nga pak.

Kjo botë ka njerëz kaq të ngjashëm,

s’ka gjë se s’ janë binjakë).

 

I’a pashë fytyrën që ndryshoi;

( Gishtërinjtë duke i’u dridhur).

Portreti im duket i zgjoi,

ndonjë kujtim të hidhur.

 

Një sherr a tradhëti të vjetër;

idil të prerë në mes.

(Një grua e fyer s’ harron lehtë)

pret orën, ta thërresë.

 

Atë çast mendoi se i erdh rasti

të merrte pakëz hak.

Ndaj s’më la kohë që të shpjegohem

t’i flisja sado pak…

 

Më pas u zhduk, ashtu siç erdhi.

Me ca lot poshtë qerpikut,

në rrugë frynin erëra dimri,

dhe pse ish mes korriku.