Agjenti i Bale sulmon tifozët e Realit: Janë mosmirënjohës, golat e tij do të kujtohen gjithmonë!

247
Sigal

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, ka kontestuar ashpër tifozët e Realit të Madridit dhe i ka quajtur ata mosmirënjohës për t’i dalë në mbrojtje klientit të tij.

Gjithçka ka të bëjë me vërshëllimat që Bale mori në momentin e zëvendësimit në El Clasicon e të shtunës ndaj Barcelonës.

“ Kjo gjeneratë tifozësh të Realit do të flasë gjatë për Gareth Bale dhe golat e tij, ai është një nga më të mirët në botë dhe meriton respekt maksimal, por mënyra sesi tifozët e Los Blancos është vërtetë e patolerueshme”.

Fjalë këto të Jonathan Barnett që lënë të kuptohet se e ardhmja e Bale do të jetë larg, Realit të Madridit dhe pavarsisht kontratës deri në vitin 2022, në një ambient ku askush përveç presidentit Perez nuk e do më, vështirë se uellsiani do të qëndrojë gjatë dhe lamtumira në verë mund të bëhet e pashmangshme.