Agim Çiraku: Në Kupën e Shqipërisë, presim rikthim të rekordeve

482
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, SOT DHE NESËR, një veprimtari tjetër Kombëtare
Stina e verës po prek fundin e saj, po sporti i notit, pse po pushon kaq gjatë pas Kampionatit Mbarëkombëtar?
Kjo është një periudhë e kushtëzuar pa veprimtari, sepse sipas kalendarit, në këto ditë të fundit të këtij muaji rinisim. Por nuk ka qenë pasive për notarët, madje kam informacion, se disa notarë nuk kanë bërë pushime të mirëfillta, por kanë kryer stërvitje me një apo dy seanca në ditë. Kjo tregon se sporti i notit nuk pushon, gjithmonë noton.

Dhe, cila është veprimtaria e radhës për notin shqiptar në këtë periudhë?
Kupa e Shqipërisë është veprimtaria e radhës, e parafundit në terrene të hapura. Kjo është një veprimtari që ngjason shumë edhe me Kampionatin Kombëtar, por që Kupa ka specifikën e saj. Ne i kemi marrë të gjitha masat që të zhvillohet me normalitet, e që të gjithë garuesit dhe trajnerët të kenë kushtet më të mira gjatë garave.

Pse ju si federatë e notit i zhvilloni veprimtaritë të përbashkëta me të gjitha kategoritë e moshave, për efekt terrenesh apo diçka tjetër?
Kemi menduar se kështu jemi më pranë realitetit, i njohim më nga afër të gjithë notarët, i bashkojmë brezat mes tyre për t’u dhënë edhe më shumë stimul më të rinjve. Të organizosh një veprimtari të tillë, ka pak vështirësi, por ne i kemi marrë parasysh të gjitha, unë kam besim te gjyqtaria dhe te notarët, se gjithçka do të shkojë mirë në këto dy ditë të Kupës së Shqipërisë.

Të gjithë garuesit vijnë pas një periudhe pushimesh, mendoni se do të japin më të mirën në garat e Kupës?
E përmenda edhe më sipër, se pushimet nuk ndikojnë në stërvitshëmrinë e skuadrave dhe të notarëve. Synimet të gjithë i kanë për të dhënë më të mirën, por gjithçka e tyre do të shikohet në pishinë, sepse aty duket se sa frytshmëri ka stërvitja. 

Sipas kalendarit vjetor, kjo është veprimtaria e parafundit në pishina të hapura, çfarë synoni më tepër në Kupën e Shqipërisë?
Së pari, ne synojmë që të zhvillojmë një veprimtari model, sikundër edhe të kaluarat gjatë gjithë këtij viti kalendarik. Natyrisht që presim rikthim të rekordeve, pasi në këto vitet e fundit është bërë e modës thyerja e tyre. Veç notarëve më të mirë në çdo kategori, presim rezultate të larta edhe nga të tjerë, sidomos nga ata të perspektivës, si edhe nga të rinjtë.

Kujtoj në veprimtaritë e tjera, ku jeni “dehur” me rekorde, priten të tillë edhe në këtë Kupë?
Patjetër që po. Kur thoni “dehje” nga rekordet, besoj se fjalën e keni për numrin e madh të tyre. Ky është një sukses që sporti i notit ka arritur, dhe nuk mendohet se nga veprimtaria në veprimtari, të kalojmë pa një rekord kombëtar. Natyrisht që edhe në këtë Kupë do të ketë shumë të tillë, unë besoj e shpresoj.

Në terrenet e hapura, vitin kalendarik 2017 e mbyllni më 10 shtator me Maratonën Mbarëkombëtare, çfarë të veçante do të presim në këtë event?
Duke qenë Maratonë Mbarëkombëtare, natyrisht që do të ketë edhe të veçantat e saj. Le të kujtojmë fillimin e muajit korrik, kur ne në Durrës organizuam Kampionatin Mbarëkombëtar të notit. Gjithçka e mirë e evidentuar aty, patjetër që do të reflektohet edhe në atë Maratonë, e cila do të sjellë shumë emra në ujë. Do ketë 
Synojmë që të zhvillojmë një veprimtari model, sikundër edhe të kaluarat gjatë gjithë këtij viti kalendarik. Natyrisht që presim rikthim të rekordeve, pasi në këto vitet e fundit është bërë e modës thyerja e tyre. Veç notarëve më të mirë në çdo kategori, presim rezultate të larta edhe nga të tjerë, sidomos nga ata të perspektivës, si edhe nga të rinjtë 
Skuadrat pjesëmarrëse
1.Vllaznia
2.Teuta
3.Tirana
4.Studenti
5.Partizani
6.Butrinti
7.Te Stela
8.Tradita
9.Uillson
10.TDS
11.SH.S.U
12.Ventus
13.Jon Vlorë
2 ditë
Kupa e Shqipërisë në not do të zhvillohet për dy ditë, 29 dhe 30 gusht 2017, në pishinën e Akuadromit në Tiranë
13 ekipe
Në garat e Kupës së Shqipërisë në not që nisin sot, do të marrin pjesë 13 skuadra nga e gjithë Shqipëria
FSHN-KALENDARI SPORTIV 2017

AKTIVITETET KOMBËTARE 
Janë zhvilluar
1.Kampionati Kombëtar Dimëror i Fëmijëve (pishinë 25m), më 18-19 Mars 2017
2.Kampionati Kombëtar Dimëror për të Rinj, të Rritur e Veteranë (pishinë 25m), 
më 22-23 Prill 2017 
3.Kampionati Kombëtar i Fëmijëve (pishinë 50m ), më 29-30 qershor 2017
4.Kampionati Mbarëkombëtar për të Rinj, Rritur dhe Veteranë (pishinë 50m)
më 10-12 korrik 2017 (Shqipëri-Kosovë)
Do të zhvillohen
5.Kupa e Shqipërisë, më 30-31 gusht 2017
6.Maratona Mbarëkombëtare, më 9-10 Shtator 2017
AKTIVITETET NDËRKOMBËTARE
Janë zhvilluar
1.Herceg Novi Meeting, shkurt 2017
2 Akropolis Sëimming Grand PRIX (kualifikues), më 12-14 maj 2017
3.Grand Prix- Kranj, Slovenia (kualifikues), më 3-4 qershor 2017
4.Kampionati Evropian të Rinj, më 28 qershor-2 korrik 2017, Netanya, Israel
5.Kampionati Botëror i Notit në Budapest, Hungari, më 23-30 korrik 2017
6.Kampionati Botëror i Veteranëve në Budapest, Hungari, më 14-20 gusht 2017
7.Kampionati 6-të Botëror të Rinj, në Indianapolis, USA, më 23-28 gusht 2017
Do të zhvillohen
8.Kampionati Evropian i Notit (pishinë 25m), më 13-17 dhjetor 2017, në Kopenhagen, Danimarkë. 
Sigal