Agim Çiraku: Kampionat me vlera dhe me prurje të reja për notin

409

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit: Mark Ducaj një notar që do t’i shërbejë perspektivës dhe besojmë në aftësitë e tij për garat në vazhdim

Sigal

GJERGJ VYSHKA

Kampionati Kombëtar i të rriturve dhe të rriturave, por dhe të rinjve dhe të reja, kjo në pishinat e mbyllura 25-metërshe, shënon fundin e aktiviteteve të vitit 2022. Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, në një intervistë për gazetën “Telegraf” i kënaqet jo vetëm pjesëmarrjes dhe 19 rekordeve të reja kombëtare, por dhe një notari si Mark Ducaj. Një australian që do të sjellë perspektivën e rezultateve në arenën ndërkombëtare, kjo duke nisur nga Botërori i pishinave të mbyllura në Melburn. Ndërkohë e cilëson të plotësuar kalendarin e aktiviteteve për vitin 2022, ndërsa për 2023 pret një masivitet më të madh dhe më shumë rekorde kombëtare të përmirësuara. Ja dhe intervista e plotë e Agim Çirakut për gazetën “Telegraf”.

Ka përfunduar kampionati kombëtar i të rriturve dhe të rinjve. Çfarë mund të veçohet?

Së pari numri i konsiderueshëm i notarëve pjesëmarrës dhe mbi të gjitha dhe prurjet nga jashtë. E kam fjalën për australianin Mark Ducaj, që është një notar i perspektivës dhe që do të na shërbejë dhe në të ardhmen. Jo vetëm kaq, por do të jetë përfaqësuesi ynë në Melburn. Duke vazhduar me kampionatin, nuk janë pak 19 rekorde kombëtare të thyera. Që do të thotë se është punuar edhe në kushtet kur ishte gara e para dimërore. Dhe për këtë jemi të kënaqur.

Ky ishte aktiviteti i fundit i sezonit dimëror, apo do të keni ndonjë tjetër?

Kemi në fund të dhjetorit kupën “Klavio Meça” e në përgjithësi e kemi përmbushur kalendarin e aktiviteteve të vitit 2022. Unë jam i kënaqur për çfarë është bërë gjatë këtij viti.

Ndërkohë në dhjetor Botërori i Melburnit në pishinat e mbyllura. Çfarë prisni?

Notarët të vazhdojnë të përmirësojnë rezultatet e tyre dhe të kemi rekorde të reja kombëtare.

Së fundi, 2023-i për notin shqiptar?

Të plotësojmë kalendarin tonë kombëtar dhe ndërkombëtar. Të shtojmë masivitetin dhe cilësine e sigurisht të kemi rezultate shumë më të mira se viti 2022.

19 REKORDE KOMBËTARE, STELA BËN KËRDINË

Kampionati Kombëtar i të rriturve dhe të rinjve, që është zhvilluar në pishinën e mbyllur të Te Stela, ka dhënë plot 19 rekorde të reja kombëtare. Rekorde të cilat janë përmirësuar në shumicë nga Stela. Kështu Mark Ducaj në 400 metra stil i lirë për të rritur do të vendoste kohën e re 3’56”06. Një tjetër notare e Stelës, që do të jepte kohë të re në 400 metra stil i lirë, por këtë herë për moshën deri në 14 vjeç, është Kaltra Meça, e cila fikson kohën e re 4’26”29. Greis Koxhaku, për moshën 15-16 vjeç, në 100 metra shpinë vendosi rekordin e ri me kohën 55”37. Po në 100 metra shpinë, por për fëmijë, do të vinte rekordi i ri nga Drini Karanxha me kohën 1’21”06. Përsëri në 100 metra shpinë, Mark Ducaj për të rritur jepte kohën 56”47. 4×50 metra stil i lirë është përmirësuar nga Stela si për të rritura, ashtu dhe për të reja, e kjo me kohët  rekord 1’38”09 dhe 2’00”00. Sërish për fëmijë, ose ndryshe Kategoria C, në 50 metra bretkosë Albi Deda vendos rekord të ri. 4×100 metra miks, apo katërnotim, është përmirësuar nga Stela me kohët 4’01”60 dhe 4’59”00. Arla Dervishi në kategorinë e moshës 12 vjeç, kjo në 50 metra delfin, do të jepte kohën e re 30”41. Stela është dominuese edhe në 4×100 metra stil i lirë me kohët e reja për të rritura, vajza 9-10 vjeç dhe të rritur, përkatësisht 4’22”88, 5’37”44 dhe 53”37. Për të vijuar me rekorde në 100 metra bretkosë për moshën 15-16 vjeç ishte Stela që vendosi rekord të ri. Dhe katër rekorde të reja do të vinin nga Stela, kjo në stafetat 4×50 miks për të rritur dhe për moshën 9-10 vjeç, si dhe në 4×200 metra stil i lirë për të rritur dhe të rritura. E kohët e reja janë 1’48”14, 2’39”9, 8’00”03 dhe 9’32”94.

SADIK MEMA: ISHIM EKIPI MË I PLOTË NË KAMPIONAT…

Stela është kampione për të rritur, të rritura, të rinj dhe të reja, jo vetëm sepse garat u zhvilluan në pishinën e saj, por sepse ishte ekipi më i plotë i këtij aktiviteti. “Ne numëronim – thotë Sadik Mema për Telegraf – mbi 60 notarë duke mbuluar të gjitha garat e në çdo disiplinë. Jo vetëm kaq, patëm një numër rekordesh kombëtare, mbi të gjitha në stafeta, çfarë do të thotë se përgatitja ka qenë e plotë, ndërsa ekipet e tjera erdhën me mangësi. Ndryshimi është i madh sepse ishim nga pishinat 50 metërshe në ato 25 metërshe. E prisnimi një rezultat të tillë”. Tanimë një seri aktivitetesh ndërkombëtare, të cilat Mema i rendit më poshtë. “Do të marrim pjesë në një aktivitet të LEN, apo Federatës Europiane të Notit në Shkup. Më pas kemi Kupën Pavarësia, Shqipëri – Kosovë, pa harruar Kupën “Klavio Meça”. Ndërkohë aktiviteti më i rëndësishëm është Kampionati Botëror në pishinat 25-metërshe, që zhvillohet në Melburn, ndërsa Shqipërinë do ta përfaqësojnë tre notarët e Stelës, Mark Ducaj, Paolo Priska dhe Kaltra Meça nën shoqërinë e trajnerit Eduard Cane. “Ne besojmë që edhe aty do të kemi përmirësime të rezultateve nga notarët tanë”, përfundon Sadik Mema.

REZULTATET TEKNIKE TË KAMPIONATIT KOMBËTAR TË TË RRITURVE DHE TË RINJVE

TË RRITURA

50 METRA STIL I LIRË ARLA DERMISHI (STELA)             29”07

100 METRA STIL I LIRË        KESTRINA DANDE (STELA)           1’05”56

200 METRA STIL I LIRË        KALTRA MEÇA (STELA)                2’11”60

400 METRA STIL I LIRË        KALTRA MEÇA (STELA)                4’26”25

800 METRA STIL I LIRË        SARA DANDE (STELA)                  9’39”16

50 METRA BRETKOSË ERIKA LUSHAJ (STELA)                41”75

100 METRA BRETKOSË        ERIKA LUSHAJ (STELA)                1’31”41

200 METRA BRETKOSË        ERLA KAÇURRI (STELA)               3’14”87

50 METRA SHPINË                SHIRLI ZISO (TIRANA)                   35”12

100 METRA SHPINË              SHIRLI ZISO (TIRANA)                   1’17”78

200 METRA SHPINË              KALTRA MEÇA (STELA)                2’28”00

50 METRA DELFIN                ARLA DERMISHI (STELA)             30”41

100 METRA DELFIN              KALTRA MEÇA (STELA)                1’06”60

200 METRA DELFIN              ARLA DERMISHI (STELA)             2’42”57

100 METRA KATËRNOTIM  UERDA JAHAJ (VLLAZNIA)           1’19”03

200 METRA KATËRNOTIM  UERDA JAHAJ (VLLAZNIA)           2’49”87

SI EKIP: STELA 271 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: KALTRA MEÇA 1229 PIKË FINAL

TË RRITUR

50 METRA STIL I LIRË GREIS KOXHAKU (TIRANA)         24”15

100 METRA STIL I LIRË        MARK DUCAJ (STELA)                  52”34

200 METRA STIL I LIRË        MARK DUCAJ (STELA)                  2’02”05

400 METRA STIL I LIRË        MARK DUCAJ (STELA)                  3’56”06

800 METRA STIL I LIRË        REI HAZIZAJ (STELA)                    9’10”40

1500 METRA STIL I LIRË      EDILIANO HUNA (BUTRINTI)       18’54”99

50 METRA BRETKOSË ENDI KOLA (STELA)                      31”07

100 METRA BRETKOSË        ENDI KOLA (STELA)                      1’07”95

200 METRA BRETKOSË        ENDI KOLA (STELA)                      2’31”16

50 METRA SHPINË                ELIO VELI (STELA)                        28”94

100 METRA SHPINË              GREIS KOXHAKU (TIRANA)         59”57

200 METRA SHPINË              ELIO VELI (STELA)                        2’11”12

50 METRA DELFIN                GREIS KOXHAKU (TIRANA)         25”96

100 METRA DELFIN              PAOLO PRISKA (STELA)               57”56

200 METRA DELFIN              PAOLO ANDONI (STELA)              2’13”66

100 METRA KATËRNOTIM  PAOLO PRISKA (STELA)               1’00”00

200 METRA KATËRNOTIM  MARK DUCAJ (STELA)                  2’06”58

400 METRA KATËRNOTIM  PAOLO PRISKA (STELA)               4’46”31

SI EKIP: STELA 385.5 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: MARK DUCAJ 1358 PIKË FINA

TË REJA

50 METRA STIL I LIRË ARLA DERMISHI (STELA)             29”07

100 METRA STIL I LIRË        VIKI TAFRRUKU (VLLAZNIA)      1’07”24

200 METRA STIL I LIRË        KALTRA MEÇA (STELA)                2’11”60

400 METRA STIL I LIRË        KALTRA MEÇA (STELA)                4’26”25

50 METRA BRETKOSË ERIKA LUSHAJ (STELA)                41”75

100 METRA BRETKOSË        ERIKA LUSHAJ (STELA)                1’31”41

200 METRA BRETKOSË        ERLA KAÇURRI (STELA)               3’14”87

50 METRA SHPINË                SHIRLI ZISO (TIRANA)                   35”12

100 METRA SHPINË              SHIRLI ZISO (TIRANA)                   1’17”78

200 METRA SHPINË              KALTRA MEÇA (STELA)                2’28”00

50 METRA DELFIN                ARLA DERMISHI (STELA)             30”41

100 METRA DELFIN              KALTRA MEÇA (STELA)                1’06”60

200 METRA DELFIN              ARLA DERMISHI (STELA)             2’42”57

100 METRA KATËRNOTIM  UERDA JAHAJ (VLLAZNIA)           1’19”03

200 METRA KATËRNOTIM  UERDA JAHAJ (VLLAZNIA)           2’49”87

SI EKIP: STELA 177 PIKË

SPORTISTJA MË E MIRË: KALTRA MEÇA 1229 PIKË FINA

TË RINJ

50 METRA STIL I LIRË GREIS KOXHAKU (TIRANA)         24”15

100 METRA STIL I LIRË        PAOLO PRISKA (STELA)               52”90

200 METRA STIL I LIRË        ALEKSANDRO MUKA (TEUTA)    2’04”47

400 METRA STIL I LIRË        SOFIAN SARRAG (TEUTA)            4’23”22

800 METRA STIL I LIRË        REI HAZIZAJ (STELA)                    9’10”40

1500 METRA STIL I LIRË      EDILIANO HUNA (BUTRINTI)       18’54”99

50 METRA BRETKOSË ENDI KOLA (STELA)                      31”07

100 METRA BRETKOSË        ENDI KOLA (STELA)                      1’07”95

200 METRA BRETKOSË        ENDI KOLA (STELA)                      2’31”16

50 METRA SHPINË                ELIO VELI (STELA)                        28”94

100 METRA SHPINË              GREIS KOXHAKU (TIRANA)         59”57

200 METRA SHPINË              ELIO VELI (STELA)                        2’11”12

50 METRA DELFIN                GREIS KOXHAKU (TIRANA)         25”96

100 METRA DELFIN              PAOLO PRISKA (STELA)               57”56

200 METRA DELFIN              PAOLO ANDONI (STELA)              2’13”66

100 METRA KATËRNOTIM  PAOLO PRISKA (STELA)               1’00”00

200 METRA KATËRNOTIM  ELIO VELI (STELA)                        2’16”28

400 METRA KATËRNOTIM  PAOLO PRISKA (STELA)               4’46”31

SI EKIP: STELA 289.5 PIKË

SPORTISTI MË I MIRË: PAOLO PRISKA 1184 PIKË FINA