Surpriza e merkatos, Gentian Selmani kthehet në Superiore

155
Sigal

Rikthim i bujshëm te Laçi! Portieri Gentian Selmani rivishet bardhezi pas tri vitesh e gjysmë.

Selmani duke ndjekur ndeshjen që po luhet në Pezë mes Laçit dhe Tomorit.

24-vjeçari ka konfirmuar për “Panorama Sport” se do të luajë për kurbinasit në pjesën e mbetur të sezonit pas largimit nga turqit e Boluspor.

“Po, kam vendosur të kthehem për të pasur minutazhin e duhur dhe të jem sërish pjesë e Kombëtares. U largova nga Turqia prej hapësirës së paktë që pata te Boluspori, pasi oferta ishte e mirë. Te Laçi ndihem si në shtëpi”, ka thënë duke ndjekur ndeshjen Laçi-Tomori në Pezë, e vlefshme për turin e dytë të Kupës.