Nuk ka “qetësi” për elitarët, të gjitha kanë lëvizur me hyrje e dalje
Nga Agron Kaja
“Kampion në këtë situatë merkatoje mbetet skuadra e Kukësit, ku deri tani janë larguar 15 futbollistë. Ndërkohë, Partizani që do të luajë në Ligën e Kampioneve, si hyrjet dhe daljet në këtë merkato vere, i ka të barabarta 3-3.”
Ndonëse sezoni i kaluar nuk i ka kaluar tre javët e përfundimit të tij, nga drejtues të skuadrave në Abissnet Superiore, pushimet kanë qenë të “ndaluara”. Sepse të gjithë drejtuesit e tyre gjatë kësaj periudhe vere pa ndeshje zyrtare, kanë qenë në lëvizje për të kompletuar skuadrat e tyre. Sepse pas mbylljes së sezonit të kaluar, thuajse nga të gjitha skuadrat e Superiores kishte largime, duke krijuar boshllëqe, që tashmë duhen zëvendësuar me emra të tjerë. Kampion në këtë situatë mbetet skuadra e Kukësit, sepse deri tani janë larguar 15 futbollistë, pjesa më e madhe ishin titullarë në sezonin e kaluar. Dhe më e rëndë duket situata te skuadra verilindore, e cila deri tani nuk ka afruar asnjë futbollist të ri. Ndoshta pas një skandali të Presidentit të tyre, hyrjet e daljet në merkato te Kukësi do të jenë më të ngadalta, pse jo me pikatore. Pas kuksianëve vjen skuadra e Vllaznisë, sepse nga sezoni i kaluar shkodranëve u janë larguar zyrtarisht 13 futbollistë dhe trajneri. Gjithsesi, deri dje drejtuesit e klubit kanë plotësuar vetëm gjysmën e largimeve, duke afruar shtatë futbollistë të rinj nga tregu shqiptar dhe i huaj. Nga Skënderbeu i Korçës, që në sezonin e ri vjen në Abissnet Superiore si Kampione e Kategorisë së Parë, janë larguar 7 futbollistë. Por stafi drejtues e ka plotësuar 50% të largimeve, pasi kanë afruar 4 futbollistë të tjerë, kryesisht me emra që kanë luajtur në skuadra të tjera të kësaj kategorie. Tek Teuta ka 5 largime titullarësh, ndërsa një futbollist rezulton zyrtarisht i afruar gjatë muajit qershor, ndërkohë që Erzeni është në barazim të lëvizjeve: Një largim dhe një afrim. Te Dinamo debutuese, vetëm një futbollist është larguar, ndërkohë që janë afruar 4 të rinj.
Ndryshe paraqitet situata e merkatos te skuadrat që do të luajnë në Europë, të cilat kanë nisur nga përgatitjet e tyre, përfshi edhe Vllazninë me shumë hyrje e dalje. Kështu, te Laçi janë larguar 9 futbollistë, të gjithë titullarë në sezonin e kaluar, ndërkohë që vetëm një futbollist nga tregu i huaj rezulton i afruar deri në këtë periudhë. Partizani do të luajë në Ligën e Kampioneve dhe hyrjet e daljet i ka të barabarta 3-3, lëvizje që nuk kushtojnë në rrugëtimin e skuadrës në përgatitjet që i ka nisur para disa ditëve në Pogradec. Në të tilla kushte ndodhet edhe skuadra e Tiranës, e cila ka 5 të larguar, dhe po kaq të afruar. Për bardheblutë përgatitjet për Europën kanë nisur, dhe si skuadra që nuk e ka ndërruar trajnerin, ndaj pritet të jetë e suksesshme në këtë merkato vere.
MERKATO E VERËS
SEZONI 2023-2024
ABISSNET SUPERIORE
PARTIZANI
Largime: Engjëll Hoti, Jozef Menish, Aldo Teqja.
Afrime: Albers Keko, Adnard Mehmeti, Pano Qirko (ardhur në huazim).
TIRANA
Largime: Visar Bekaj, Kristjan Toshevski, Zhozelin Behiratçe, Albano Aleksi, Elvi Berisha.
Afrime: Kaina Nunjesh, Gentjan Selmani, Erhun Obanor, Liridon Latifi, Albi Doka.
EGNATIA
Largime: Sodik Atanda, Eduards Emsis.
Afrime: Stiven Janku, Redon Mihana, Jurgen Goxha, Albano Aleksi.
VLLAZNIA
Largime: Ante Aralica, Liridon Latifi, Kaina Nunjesh, Kristjan Vulaj, Elvedin Heriç, Dajan Shehi, Ardit Hoxhaj, Darko Bulatoviç, Arsid Kruja, Fjoart Jonuzi, Erdenis Gurishta, Herald Marku, Bojan Zogoviç.
Afrime: Ildi Gruda, Eslit Sala, Darko Dodev, Redon Dragoshi, Konstantin Sheshmedzhiev, Millosh Stojanoviç.
LAÇI
Largime: Gentian Selmani, Marko Roganoviç, Rudolf Turkaj, Viktor Velkoski, Majkëll. Babatunde, Mentor Mazrekaj, Vasil Shkurtaj, Renato Ziko, Albi Alla.
Afrime: Ronald Sobovale
TEUTA
Largime: Albion Marku, Sherif Kallaku, Jurgen Goxhaj, Ildi Gruda, Aleksandër Kuro.
Afrime: Nuk ka.
KUKËSI
Largime: Juan Martinez, Xhonson Ovusu, Shqiprim Taipi, Edi Basha, Betim Halimi, Ergys Peposhi, Redon Dragoshi, Altin Bytyçi, Gabriel Barabosa, Edison Ndreca, Gjelbrim Taipi, Ebert Kardozo Da Silva, Rrezart Kokollari, Laurenc Xheka, Antonio Ilieski.
Afrime: Nuk ka.
ERZENI
Largime: Adnard Mehmeti .
Afrime: Ergys Peposhi.
SKËNDERBEU
Largime: Shkëlzen Ruçi, Uendi Vecaj, Dritmir Beci, Oltion Rapa, Agnaldo Moraesh, Hektor Idrizaj, Abdul Temitope.
Afrime: Klevis Shaqe, Markos Ramos, Suhejl Muharrem, Marko Alia.
DINAMO
Largime: Eni Imami.
Afrime: Albion Marku, Rustem Hoxha, Zhozelin Behiratçe, Aldo Teqja..
Portieri Teqja divorcohet me kampionët
“Mbipopullimi” që ka skuadra e Partizanit për mbrojtjen e katërkëndorit të saj, e detyroi njërin nga katër portierët që të largohet për një mundësi të re. Kështu, Aldo Teqja e ka ndëprerë kontratën e bashkëpunimit me skuadrën kampione të Shqipërisë. Në sezonin e kaluar Teqja ishte i huazuar te skuadra e Bylisit, e cila zbriti nga Abissnet Superiore, duke luajtur vetëm në 18 ndeshje me këtë skuadër.