65 mln euro dhe kanë shënuar 10 gola, Milani do largojë në janar Calhanoglu e Andre Silva-n

569
Me të njëjtën shpejtësi që u mbyll në merkaton e verës transferimi i tyre te Milan pritet të mbarojë edhe aventura me klubin italian. Bëhet fjalë për dy futbollistët e “djallit”, Andres Silva dhe Hakan Calhanoglu, të cilët sipas “La Spama” në janar do t’i shohim me klube të tjera.
Milan i bleu të dy lojtarët për shifrën e 65 mln eurove nën cilësinë e nxënësit të Ronaldo-s dhe snajperit të goditjeve të dënimit dhe deri më tani kanë realizuar vetëm 10 gola, shumë pak nga sa pritej. Portugezi ka shënuar 8 gola në “Europa League” dhe asnjë në tetë ndeshje të luajtura në kampionatin italian, ndërsa turku ka realizuar 1 gol në 12 ndeshjet e luajtura në “Serinë A” dhe 1 në Europa League.
Jo vetëm paraqitjet e dobëta por edhe çështja e “fair play financiar” për të cilën UEFA i ka tërhequr veshin e ka shtyrë Milanin të largojë lojtarët në janar.
Gjithsesi “djalli” nuk do t’i shesë, por fillimisht do kërkojë t’i largojë me formulën e huazimit. Arsyeja? Drejtuesit nuk duan që çmimi i tyre të bjerë për t’i shtiru më pas në verë për një shumë më të madhe. Pavarësisht paraqitjeve zhgënjyese, skuadrat e interesuara për ta nuk mungojnë. Për sa i takon portugezit, Arsenal dhe Barcelona po mendojnë prej kohësh për të: “Topçinjtë” duan të përforcojnë sulmin, ndërsa spanjollët duan një zëvendësues për Luis Suarez. Për sa i takon turkut, nga njëra anë është Fenerbahce, që ka kontaktuar më parë kuqezinjtë, nga tjetra një kthim në Bundesliga.
Sigal