Pas apelit të Donald Lu/ Vasili: Të gjithë në këmbë, e keqja duhet ndalur sot…

430
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili i drejtoi një apel qytetarëve që të reagojnë ndaj korrupsionit. Deklarata e Lu konsiderohet e drejtë nga Vasili, sipas të cilit e keqja duhet të ndalet sot, pasi nesër do të jetë vonë.
“Ambasadori Lu ka të drejtë.
Ndaj korrupsionit shkatërrues, që than palma dhe blen pisha, që gllabëron qindra milionë euro me konçesione, që asgjeson miliona euro të tjera duke shkulur e ngulur pllaka rrugës e lyer fasada ka vetëm një rruge: E keqja duhet ndalur sot nesër është vonë.
Të gjithe në këmbë kundër kryeministrit narkohajdut!!”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.
Sigal