“ZOGJ SHQIPONJASH” DËSHMORË, QË SHPËRTHYEN SI LULET E MAJIT!

539
Sigal

 Nga Sevo Tarifa

Me rastin e Pesë Majit, “Dita e dëshmorëve”

 “Ejani djema malit përpjetë, për çlirimin e tij Atdheu na thërret”, ishte thirrja që i drejtohesh rinisë nga “foletë e partizaneve” të  orëve të para! Dhe djem e vajza brofën në këmbë! Në radhët e 70 mijë “Shqiponjave partizane”, 80 për qind, ose rreth 20 mijë ishin “Zogj Shqiponjash”. Në 28 mijë dëshmorë, rreth 20 mijë ishin të rinj e të reja! Në pamundësi të flasim për të gjithë që ranë në lule të rinisë,  po marr simbolikisht 11 dëshmorë 17 vjeçarë, nga 10 rrethe të vendit:

FLORESHA MYTEVELIU, studente në Liceun e Korçës, pjesëmarrëse në demonstrata antifashiste. Ra në sy të spiunëve dhe bashkë me motrën Endera shkuan partizane në Brigadën e I Sulmuese. Brigada çliron Dibrën. Vetëm tri shtëpi dhe kazermat u kishin mbetur germanëve. Zjarri vazhdonte. Një skuadër partizane, ku ishte dhe Floresha turret në drejtim të armikut. Ajo thërret:  Para shokë të kapim topin e gjermanit! Dhe vrapon me pushkë në dorë, por një plumb i nazistit e rrëzon përtokë! Shpejt ngrihet, fshin gjakun dhe ecën përpara. Shokët i thonë të tërhiqet, por ajo u përgjigjet: “Mos shikoni plagën time, por përpara të kapim topin’! Dhe me sulm Topi kapet. Floresha plagoset përsëri, më rëndë. Gjermanët e kapin dhe e çojnë në Strugë. Me gjithë presionet dhe torturat çnjerëzore të Gestapos, qëndroi e papërkulur. Pyetjeve të armiqve u jepte përgjigjen: “Unë jam partizane e Brigadës I Sulmuese. Jam e re komuniste. Komunistët s’kanë frikë nga vdekja kur është puna për të shpëtuar Atdheun!”. Komandanti nazist nxorri revolverin dhe vrau. Ra trimëresha jheroina! Gazeta “Bashkimi i Kombit” datë 15.8. 1944, shkroi: “Është zënë rob e plagosur rëndë, vajza 17 vjeçare Florika Hysen Begu nga korça, zonjushës Flora. …i asht gjet në xhep fotografia e Stalinit, e kur e kanë pyet se ku e ka Stalinin, ajo ka ba me shenjë se e ka në zemër…

    NURI BUSHATI, nga Shkodra. Në qelinë ku ishte i dënuar, kishte bërë shënimin luftarak: Kukës, 19 shtator 1944. ““Lulëzofsh Atdheu im, më jep fuqi të qëndroj, më jep guxim luftoj”!- këto fjalë janë shkruar në murin e qelisë ku e kishin burgosur nazistët gjermanë e shërbëtorëve të tyre vendës. Po me çfarë i shkroi? S’kishte laps, as penel, as bojë e furçë. Kërkoi me dorë në erësirën e asaj qelie dhe gjeti një gozhdë, me të cilën bëri fjalët e sipërme! Që në vitet e vegjëlisë kishte dëshirë të dëgjonte tregime për trima shqiptarë, për Bajram Curin, Avni Rustemin etj. Ato që dëgjonte ua transmetonte edhe shokëve. Nuriu ishte ndër të rinjtë e parë komunistë në qytetin e Shkodrës. Njeri i aksioneve. Bashkë me një grup konviktorësh shkuan në batalionin partizan “Perlat Rexhepi”. Mori pjesë në aksione luftarake. Një ndër të cilat ishte lufta e Reçit. Në këtë betejë plagoset. Dërgohet ilegalisht në qytet të Shkodrës për t’u mjekur. Spiunët e zbuluan dhe bashkë me gjermanë e arrestuan. E internuan dhe me të tjerë. Kur i nisën me makinë, edhe pse ishin në sy të gjermanëve, Nuriu u ngrit në këmbë dhe me grushtin lartë, u thirri shokëve që i përcillnin: “Shokë, mirupafshim në Shqipërinë e lirë!”. Jeta e tij u ndërpre në pranvetën e 17 të.

     ”GANIMET TËRBESHI, gjakovare, Heroinë e Popullit. Motër e vëlla dëshmorë. Dy lulekuqe. Vëlla Abedini arrestuar nga fashistët italianë dhe, pasi e torturuan, e therën me bajonetë! Ky akt fashist bëri që motra e tij, Ganimetja, të vazhdonte rrugën atdhetare të vëllait . Shtëpia e tyre mbeti siç ishte: bazë kryesore e Luftës në Gjakovë.   Arrestuan dhe hallën e saj, Shefiken Ganimetja Vepronte sypatrembur në favor të LANÇ. Armiku e survejonte.. E burgosën dhe e internuan në kampin e Prishtinës. Ajo qëndronte e patrembur, u jepte guxim shoqeve e shokëve të tjerë, kurse nazistëve e tradhtarëve u drejtohej me fjalët: “Së shpejti do të përgjigjeni për të gjitha çka po bani”. Shokët e këshillonin për guxim të tepruar, ajo u përgjigjej: “S’ka ç’na bajnë, vetëm të na mbysin”. Gjermanë dhe kolaboracionistët vendosën që Ganimetin me nëntë të tjerë t’i varin në litar! Më 30 gusht 1944 e varën! Para litarit u tha  artmiqve: “Ju barbarë e ju tradhtarë, ta dini se hakën do të ma marrin shokët…për liri nuk më dhimbset jeta”.

     HETEM GURI, është ndër të paktët dëshmorë i martuar. Një natë qëndroi me nusen dhe u thirr nën armë. Ballistët vepronin në dëm të interesave të Atdheut. Hetemi skraparli zgjodhi rrugën e luftës për liri. Kjo e shtyu djaloshin të dezertonte nga radhët e xhandarmërisë dhe shkoi në çetën “Plakë”. Ishte gusht 1942. Çeta ra në luftë për çarmatosjen e milicisë të Xhafë Balit në Melovë.. Më 5 shtator 1942 mori pjesë në luftën për çlirimin e Çorovodës, i pari qytet që u çlirua në vendin tonë. Luftoi në Myzeqe kundër bandave kriminale të Isa Toskës, ku plagoset në krahun e majtë. Me krijimin e Brigadës VII Sulmuese kaloi në radhët e saj, në batalionin e parë. Krahas veprimeve luftarake punonte edhe për t’u mësuar shokëve shkrim e këndim. U emërua komandant toge. Dallohej në luftime. Mori pjesë në betejat kundër nazisëve gjermanë në Qafën e Shkozës dhe gëzonte simpatinë e partizanëve. Luftoi përtej kufijve shtetërorë, në ish Jugosllavi.  Në luftime në Rudo, në 15 mars 1944, ra herokisht.  Shkolla e Turbehovës  mban emrin Hetem Guri!

      PINELLOPI PIROMe dy plagë u shua. Thirri Rroftë Paria!!  Vajzë e demonstratave. Nxënëse në Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë. Me demonstrata të vajzave antifashiste. Pinellopi Pirro ishte në dhjetëshen e parë të kolonës së tyre. Në shtator 1943 u ngjit maleve, drejt Skraparit, efektiv në Brigadën e I Sulmuese. Në luftë mori plagën e parë. E shtruan në spital. Mendjen e kishte tek luftëtarët. Kur doli nga spitali, shkoi përsëri në batalion, i cili u nis nga Labinoti drejt Zerqanit, Maqellarës, Peshkopisë. Pinellopit iu grisën këpucët. Kaloi Drinin me ujë deri në gjoks. Objektivi ishte për në Fush Alie, ku bashkë me gjermanët ishin dhe forcat reaksionare të Halil Alisë. Batalioni partizan u godit nga gjermanët, nga frengjitë e shtëpive prej tradhtarëve të vendit. Partizanët ishin midis dy zjarreve, por çanë përpara me luftë. Një plumb i armikut e zuri në këmbë Pinellopin trime, por pushkën nuk e lëshonte. Një plumb tjetër e goditi në gjoks. Kjo ishte vdekjeprurëse.

 

     ISMET BREGASI, nga Verçishti i Dangllisë. Mbaroi shkollën fillore, që ishte larg fshait të tij, por nuk kishte  mundësi të vazhdonte më tej, për arsye ekonomike. Ende pa mbushur 17 vjeç, mendonte për luftë Që në fillim ishte në vijën e parë të zjarrit. Pushka e tij u dëgjua në Berat, Ballaban, Përmet. Mali i Badhë, Gllavë, Margllëç dhe në Gykën e Mesaplikut. Ishte më i vogli partizan dhe shokët e thërrisnin “Met Çunaku”. Në afërsi të betejës së Gjormit, kur pa se mitraljeri Hasan Hoxha u vra, me shkathtësi mori mitralozin dhe e vuri në përdorim.  Mesapliku gjëmonte nga lufta e dy batalioneve të Brigadës VI. Në zonën Brataje-Tërbaç-Vranisht pozicionet e partizanëve goditeshin nga artileria gjermane. Luftimet ishin të ashpra. Partizanët sulmonin dhe ndeshja arrti deri trup me trup. 24 qershor. Brigada e VI bie në rrethim në përroin e Kuçit. Një grup partizanësh,  ku bënte pjesë dhe Ismeti, duke shfrytëzuar shiun, mjegullën dhe erën, luftuan dhe çanë rrethimin,derisa kaluan  forcat tona. Në këtë luftë ranë dëshmor Ismet Bregasi me shokë dhe mbetën të pavdekshëm në këngë:“U bë luftë e madhe shumë/dhe gjaku u derdh si lum”.

     SHANIKO JUPASI, vajzë trime kolonjare, nga Starja. Emrin e saj e mban shkolla e fshatit. Për çlirimin e Atdheut rrëmbeu armën dhe u rreshtua në radhët e batalionit “Hakmarrja”. Më vonë në Brigadën e XV S. Në Qafën e Thanës, te Guri i Mirakës, partizanët ishin të detyruar të pozicionoheshin dhe goditnin armikun ditën e natën. Shanikoja, pa iu trembur syri, shkonte te gryka e pozicioneve të armikut dhe shtinte guximshëm kundër tyre.  Po kështu, në një luginë të fshatit Billa, ballistët mundën të futeshin natën në thellësi të kompanisë. Shanikoja, pa pritur u ndodh e shkëputur nga shokët. Ishte vetëm, shok kishte pushkën. Armiqtë me dinakërinë e dhelprës, i thirrën: “Hajdeni këtu, ku jemi ne partizanët”! Por ajo e kuptoi këtë mashtrim e qëllim të ballistëve dhe, shtiu e vrau dy prej tyre dhe kjo bëri që të shpëtonte nga rreziku armik, të cilët donin ta kapnin të gjallë. Shkoi te shokët! Por në ndeshje me autokolonën gjermane në fshatin Fikas të Elbasanit ra heroikisht. Iu gjet një letër që e kishte shkruar për familjen, në të cilën, ndër të tjera shkruante:   “Nënë! Si unë këtu në male ka shumë shokë e shoqe. Ne i kemi dalë zot vendit dhe do ta çlirojmë. Së shpejti do kthehemi në shtëpitë tona, në Shqipërinë e çliruar. Kështu na tha në mbrëmje komisari… Mirupafshim në Shqipërinë e lirë! Ju puth e ju përqafoj me mall së largu. Shanikua.

     SHABAN MURATAJ, nga Lusna e Kukësirtit, fshat i rrethuar me male të lartë. Shtëpa e tij ngrihej e veçuar te Kodra e Rinave, shtëpi përdhese, ngjitur me të cilën strehoheshin bagëtia e familjes: tri  dhi dhe një gomar. Në vatrën  e saj rriteshin banorë të varfër, por me shpirt të pasur. Në derën e saj janë pritur miq, sipas zakonit “Bukë, krip dhe zemër”. Dy net net fjetën tre partizanë. Njëri qe nga Tirana, më i vogli nga Vlora, tjetri nga Skrapari. Shabani, dëgjonte me kuriozitetin e të riut. Sytë i mbetën te pushka e tyre, te yjet në kapele. Ata tregonin nga betejat e brigadës. Në mbrëmje krijohej një atmosferë e gëzueshme. Natën e fundit, nëna e Shabanit kishte përgatitur darkën: një pite me presh. Përpara u vuri dhe kos nga qumështi i dhive, që ishte akull i ftohtë. Partizanët e ndienin veten si në shtëpinë e tyre.  Ato ditë ishte hapur fjala se në krahinë do të krijohej një brigadë e re partizane. Shabani ra në bisedë me të atin. E pyeti: A ke dëgjuar, baba, se do të formohet një brigadë partizane?  -Po, kam dëgjuar”, -iu përgjigj ai. Ndërsa Shabani kishte menduar edhe si do t’i thotë më tej. -Baba, unë dua të dal partizan! Rexhepi po e shihte në sy dhe me një buzëqeshje  të lehtë, iu hodh djalit në qafë. U krijua Brigada e XXIV. Ishin ditë që do të luftohej për çlirimin e Tiranës. Kompania ku ishte efektiv Shabani u ngarkua me një detyrë të rëndësishme: të mbronte një zonë ku do të kalonin mjetet e blinduara të gjermanit. Shtëpia ku ishte vendosur skuadra e tij ishte shkatërruar nga predhat e artilerisë armike. Kur u dukën makinat me mjetet e blinduara gjermane, Shabani dhe skuadra e tij hapën zjarr kundër tyre. Luftoi trimërisht dhe ra dëshmor.

      FERIDE BEGA, Nga Gorisa, familje e varfër. Mendjen e kishte të luftonte si partizane. Në mbrëmje rreth vatrës në shtëpi, të tjerë bisedonin, Ferideja lexonte. Nëna pyeti “çfarë lexon”. Ferideja gjeti fjalët: “Këto letra, moj nënë janë letra të Partisë, që të hapin sytë, na thonë si dhe pse duhet luftuar për të çliruar vendin, ç’duan këtu fashistët, të shkojnë nga kanë ardhur”. Ishin trakte të Partisë, që bënin thirrje për luftë kundër pushtuesve të huaj. Nëna i tha: “Mirë e ka Partia, moj bijë. Por ne jemi të moshuar dhe fëmijët i kemi të vegjël. Ferideja mendonte ndryshe. Pa u ndier, po përgatitej për të dalë partizane. Hoqi një fletë nga fletorja dhe nisi të shkruaj por dora i dridhej. Radhiti fjalët: “Nënë, Po dal partizane…E di që do të më dhembë zemra për ju, po për lirinë njeriu duhet të mos kursejë asgjë”. E vuri lerën mbi oxhak dhe, ende pa u gdhirë mirë, u nis për tek partizanët! Atje gjeti shoqe dhe shokë, u bashkua me ta dhe po mësonin nga jeta e njeri-tjetrit. Vajza po u tregonte  nga jeta e saj  e shkurtër. Shoqet partizane iu hodhën në qafë. Nisën t’i flasin për jetën e malit. U bë partizane e Brigadës XVI Sulmuese. Shpejt u zgjodh përgjegjëse e rinisë në kompani. Mori pjesë në luftimet e Frakullës, të Levanit e të Peshtanit, në pushtimin e bankës së Fierit. Në tetor 1944 luftoi në Vajkajt të Fierit, kundër nazistëve. Por këtu , fare pranë saj u godit për vdekje komisari i kompanisë. Feridesë i dhembi zemra,  iu ndez gjaku dhe bashkë me shokë u hodh në sulm për hakmarrje. Por  një plumb i armiqve e goditi në gjoks dhe ra dëshmore në emër të çlirimit të vendit.

II

-5 Maji, flet Aleksandër Dragoti pasardhës veterani: Dashuria për atdheun po venitet, sot s’ka më idealistë si dëshmorët

Albert Z. ZHOLI

 

Çdo vit, më 5 Maj nderojmë dëshmorët e kombit, që kanë dhënë jetën për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj, ose në mbrojtje të pasurisë së popullit dhe jetës së njerëzve ndaj fatkeqësive të ndryshme. E cilësuar zyrtarisht si Dita e Dëshmorëve, ajo është caktuar të përkujtohet si e tillë në nderim të 5 Majit 1942, ditës kur nga fashistët u vra Qemal Stafa, i riu komunist, aktivist i Luftës Nacional Çlirimtare. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe i mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike dhe trashëgimisë së historisë të tyre, kaluar nga brezi në brez. Cili është mendimi i Dragotit për dëshmorët?

 ALEKSANDËR DRAGOTI, djali i Asaf Dragotit, ish-Komandant i Brigadës së VIII Sulmuese

“Lufta nuk mund të mohohet, në

gjithë botën dëshmorët nderohen”

 

“Kur vjen 5 Maji, edhe emri i babait tim, Asaf Dragoti bëhet më i madh, më i bukur, më i nderuar, pasi e nderon gjithë pjesa patriotike e popullit tonë. Dita e dëshmorëve është në ditën më të bukur të luleve. Vetë natyra ka dashur t’i mbulojë me lule këta djem dhe vajza që ranë për lirinë e atdheut. Lule ishin ata, lule është vetë natyra në këtë ditë. Unë kam qenë pjesë e luftës në Qarkorin e Rinisë së Vlorës në zonën e Peshkëpisë. Kur dëgjoj sesi e mohojnë këtë luftë, habitem. Ishte një luftë që bota e respekton, që bota e nderon. Ishte një luftë që ne duhet t’ua përcjellim të shkruar brezave. Kudo në botë, ata që kanë qenë pjesë e Luftës Nacional-Çlirimtare ndihen të respektuar, krenarë dhe të nderuar. Ajo luftë na dha lirinë dhe na radhiti ndër vendet triumfuese. Madje, duke pasur parasysh popullsinë e Shqipërisë mund të themi me plot gojën se lufta jonë ishte e njëjtë me atë të vendeve me popullsi të madhe. Këtë e bënë prindërit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, ndaj ne duhet t’i kujtojmë dhe respektojmë ata. Kudo në botë nderohen dëshmorët, madje shumë më shumë se tek ne. Heronjtë japin jetën për atdheun ne duhet ti nderojmë dhe respektojmë ata. 5 Maji mbetet një ditë historike, një ditë ndër më të bukurat të historisë së Shqipërisë. Por duhet të kemi parasysh se në vitet 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Me një vendim të qeverisë “Meksi”, ende i papublikuar, iu hoqën përfitimet familjeve të dëshmorëve. Vetëm në vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji i ri “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Deri në vitin 1945, shteti shqiptar nuk kishte një status ligjor për dëshmorët e atdheut. Vetëm pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist-Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin nr. 109, “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin e familjeve të patriotëve, që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para luftës. Kurse në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin “Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit, ku u përqendruan varret e gjithë dëshmorëve, me përjashtim të atyre të Pezës dhe të Kuçit të Vlorës. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”. Ndërkaq, pas viteve ’90, statusi i Dëshmorit të Atdheut pësoi ndryshime. Po si përkujtohet në Shqipëri sot dita e 5 Majit dhe në tërësi, Fare pa lavdi. E vakët. Heronjtë duhen nderuar”.