Qytetarët nxjerrin “zbuluar” propagandën për mungesën e ujit

186
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pas ardhjes së gjenerarës së re të autobusëve, qytetarët i kanë “nxjerrë bojën” propagandës së qeverisë, të cilën e kanë kryqëzuar me komente.

Disa qytetarë kërkojnë punësim dhe rritje rrogash, ndërsa të tjerë vënë theksin tek mungesa e ujit të pijshëm. Ata e cilësojnë të turpshëm faktin se në shtëpitë e shqiptarëve, në 2021, ende mungon uji. “Punësim, rritje rrogash, duan shqiptarët. Nëse nuk e bën dot, duhet të ishe larguar. Iku rinia.”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër qytetar vë theksin te mungesa e ujit të pijshëm, ndërsa shkruan “O shef, nuk duam autobusa se e bëjmë me këmbë, si njëherë e një kohë. Po na sill ujë se s’kemi ujë, i lini autobusat.”.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Më fal kryeministër, i bleve me lekët e tua a të popullit. Çfarë janë këto reklama kështu. Po i bleve me leket e tua po i thua popullit ja ku ua bleva unë. Jo i blen me paret e popullit e thua ua bleva unë”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Është turp i madh që në 2021 kemi vetëm 4 orë ujë në ditë. Ngrihemi që në 5 të mëngjesit, harxhojmë 1 orë energji elektrike për të çuar ujin në tarracë. Po bien pallatet nga bolierët. Po ata që s’kanë bolier, rrinë në 40° me dy orë ujë në mëngjes dhe dy orë ujë në darkë. Ka familje me të moshuar dhe me fëmijë të vegjël. Ja këto janë problemet që populli përballet çdo ditë, dhe nuk e keni idenë se çfar stresi kalojnë familjet në munges të ujit.

Këto janë arsyet përse shqiptarët largohen çdo ditë nga ky vend që e bekoi Zoti me bukuri natyrore dhe me pasuri tokësore, pasuri të cilat po shfrytëzohen pa kriter dhe po vidhen pa hesap, dhe popullit nuk i kthehet asgjë mbrapsht, nga taksat që paguan.”