Xhixho akuza të forta: Alqi Bllako ka abuzuar me fondet publike, të hetohet nga SPAK

172
Sigal

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho përsa i përket aferës së incineratorëve është shprehur se është përgatitur një dosje me kallëzime shumë të detajuara për t’u çuar në SPAK.

Në një intervistë, Xhixho tha se në mega-aferën e incineratorëve janë të përfshirë deputetë, kryetarë bashkie, ndërsa shton se ideatori i gjithë kësaj është Kryeministri.
Ajo tha se nëse zbardhet kjo aferë para drejtësisë do të shkojnë zyrtarë publikë që kanë abuzuar me fondet.

Erisa Xhixho: Është përgatitur një dosje me hetim shumë të thelluar dhe me kallëzim shumë të detajuar dhe është çuar në SPAK. Edhe pse me vonesë  SPAK u vu në lëvizje për shkak të provavae të qarta të depozituara nga LSI. Janë mbi 430 milionë euro qoi është bërë buxhetit të shtetit. Kjo mega-aferë përmbledhë në vetvete,kryetarë bashkie, deputetë, të cilët janë të përfshirë në aferën e incineratorëve. Kjo është një provë shumë e madhe për SPAK. Ne kësaj do i shkojmë deri në fund. Nuk jemi aq naivë sa të besojmë se në vendin tonë asgjë apo ndodh diçka pa ideatorin që është Kryeministri. Ai ka qenë ideatori i të gjithë kësaj afere. Nëse zbardhet kjo aferë do të mund të çojë para drejtësisë shumë nga zyrtarët publikë që kanë abuzuar me fondet.

Ajo nuk ka lënë pa përmendur deputetin Alqi Bllako, duke thënë  që ky i fundit ka abuzuar me fondet publike.

Erisa Xhixho: Është një aferë e madhe korrupsioni, e cila do duhet të vërë para drejtësisë këdo që ka shkelur ligjin. Ne do të jemi aty me fakte me prova dhe me kallëzime konkrete ndaj gjithë titullarëve që kanë abuzuar me fondet publike. Padyshim që deputetë si Alqi Bllako apo kryetari i Bashkisë dhe shumë kryetarë bashkie që sot ushtrojnë detyrën do të duhet që SPAK të hetojë.