Zgjedhjet dhe sfida e Universiteteve Publike në kohën e pandemisë

621
Sigal

Forum në Telegraf

Flasin: Prof.Dr.Artan Hoxha, Prof.Dr. Arben Gjata dhe Prof.Dr. Skënder Topi

Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës, të Mjekësisë dhe të Elbasanit u zhvilluan me pjesmarrje të plotë dhe të pranueshme nga të gjitha palët. Transparenca, ligjshmëria dhe projektet për të realizuar objektivat për vitin 2020-2021 me gjithë vështirsitë e krijuara nga Covid-19

Forumi në  gazetën “Telegraf”: Flasin rektorët Prof. Dr. Skënder TOPI, Prof. Dr. Arben Gjata: Sfidat e universiteteve publike në kohën e Pandemisë

Zgjedhjet universitare u zhvilluan me pjesëmarrje të plotë, të pranueshme nga të gjitha palët

Një debat i madh paraprak, ku mori edhe ngjyrime politike u zhvillua, a duhet të zhvilloheshin zgjedhjet universitare në 30 korrik, të cilat u shtynë disa herë? Duhet pranuar, se, ndërsa viti akademik universitar po afrohet, dhe, natyrisht, nuk mund të shtyhej më data e zgjedhjes, ca më tepër, që tashmë teknologjia ofron mundësira, zgjedhjet universitare nuk kishn mundësi kohore për shtyrje. Gazeta “Telegraf” në forumin e saj “Sfidat e universiteteve publike në kohën e Pandemisë” intervistoi  rektorët Prof. Dr. Skënder Topi, Rektor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” dhe Prof. Dr. Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë. Rektorët Prof. Topi dhe Prof. Gjata pohuan se  zgjedhjet në universitete u zhvilluan në transparencë dhe ligjshmëri të plotë, nuk pati asnjë ankimim. Gjithashtu, rektorët dhanë edhe mendime, se si do të organizohet mësimdhënia universitare në periudhën e pandemisë, nëse zgjat.

Prof. Dr. Skënder TOPI, Rektor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Në Universitetin e Elbasanit, zgjedhjet u zhvilluan në transparencë dhe ligjshmëri të plotë

– Prof. Si u përgjigjeni akuzave se zgjedhjet në universitete në 30 korrik nuk u zhvilluan në transparencë?

– Procesi zgjedhor ka filluar me daljen e urdhwrit nr. 8, datë 14.01.2020,  nga Ministrja, për procesin zgjedhor  të autoriteteve dhe organeve drejtuese të arsimit të lartë, për arsye të përfundimit  të mandatit të drejtuesve me datë 26.05.2020. Pas daljes së urdhwrit në janar 2020, IAL hartuan dhe miratuan Rregulloren për zgjedhjet si dhe vijuan procedurat për krijimin e Komisionit  Institucional  të  Zgjedhjeve (KIZ) dhe komisionet e tjera. U vijuan procedurat sipas kuadrit ligjor edhe pas ndryshimeve  në kushtet e reja të pandemisë. Aplikimet për autoritetet drejtuese, anëtarë të Senatit  Akademik për komisionet, u realizuan në përputhje me me ligjin a arsimit të lartë, aktet nënligjore dhe Rregulloren e Zgjedhjeve, ku secili vetëkandidoi sipas kritereve.  Në Universitetin e Elbasanit, zgjedhjet u zhvilluan në transparencë dhe ligjshmëri të plotë. Nuk u shënua  asnjë incident as para ditës së zgjedhjeve dhe as në ditën e zhvillimit të tyre. E vërtetë që nuk ishte një proces si gjithë të tjerët, pasi u zhvillua në respektim të masave dhe protokolleve përkatëse, për shkak të gjendjes  së COVID-19 në Shqipëri, por të gjithw elementët në lidhje me procesin zgjedhor janë bërë publike. Pjesëmarrja e personelit akademik ishte në masën 96% dhe studentët pjesëmarrës, ishin rreth 20% e studentëve të UE-së. Vlen të përmendet fakti se në veçanti studentët, pjesë e konkurrimit për Senatin Akademik dhe studentët pjesë e komisioneve zgjedhore kanë qenë shumë të përkushtuar.

 “Për personelin akademik do të mbetet sfidë realizimi i aktiviteteve të kërkimit shkencor, shkëmbimi i vizitave studimore dhe organizmi i konferencave shkencore”

– Cilat do të jenë vështirësitë e vitit të ri universitar  2020-2021 për shkak të pandemisë?

– Një gjë mund ta themi me siguri, se pandemia evidentoi rolin e padiskutueshëm të mësuesit dhe pedagogut. Gjithashtu theksoi rëndësinë e auditoreve universitare dhe ndërveprimin fizik, real mes studentit dhe personelit akademik.  Vështirësitë me të cilat mendojmë se do të përballemi këtë vit akademik, do t’i klasifikoja në dy kategori.

Së pari vështirësitë që lidhen me procesin mësimor, pasi mësimi online ishte një mjet efektiv, por jo të gjithë studentët patën mundësinë të aksesonin në platformat online. Për këtë arsye, një pjesë e studentëve do t’i rikthehen auditorit për të realizuar një rishpjegim dhe konsultim të lëndëve, për të rikuperuar mangësitë e tyre. Për personelin akademik do të mbetet sfidë realizimi i aktiviteteve të kërkimit shkencor, shkëmbimi i vizitave studimore dhe organizmi i konferencave shkencore. Por një pjesë e tyre, po mendojmë që tani ta realizojmë online, nëpërmjet platformave të dedikuara, që tanimë i kemi bërë pjesë të institucionit tonë.

Së dyti, vështirësitë që lidhen me administrimin e masave dhe respektimin e tyre, në rast të kthimit në auditore të studentëve apo të një pjese prej  tyre. Në këtë rast, do të duhet të përshtatej një fond i posaçëm për përdorim gjatë gjithë vitit, për realizimin e denzifektimit, për materialet mbrojtëse etj.

– Si duhet të jetë bashkëpunimi i të gjitha palëve të interesuara për të kapërcyer problemet që ju përmendët, e të kemi rezultate në vitin universitar  2020-2021?

– Bashkëpunimi duhet të jetë real dhe në vijimësi. Ne po përballemi me një situatë të panjohur në disa drejtime, pasojat e së cilës na duhet t’i përballojmë së bashku. Mendoj se nuk duhet paralizuar jeta dhe aktiviteti, por të kontrollohet nëpërmjet respektimit të masave. Duhet që ende të punohet në kuadër të ndërgjegjësimit për të respektuar këto masa. Për studentët dhe personelin akademik, në rast të moskthimit në auditore, duhet të kërkohet një mirëkuptim dypalësh e njëkohësisht dalja nga zona e rehatisë dhe gjetja e formave dhe mënyrave të reja, teknologjike të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Do të propozoja krijimin dhe vënien në dispozicion të një fondi të posaçëm për institucionet e arsimit të lartë, të quajtur Fondi i Emergjencës, i cili të bëhej aktiv për situate të tilla.  Buxheti i Shtetit duhet të jetë kontribuesi kryesor.  Ky fond do të na mundësonte të ishim më operativë dhe efektivë, duke ruajtur financa të shëndetshme një institucion i cili vëtëfinancohet dhe gjithashtu të përballoheshin situata të tilla.

“Do të propozoja krijimin dhe vënien në dispozicion të një fondi të posaçëm për institucionet e arsimit të lartë, të quajtur Fondi i Emergjencës, i cili të bëhej aktiv për situata të tilla. Buxheti i Shtetit duhet të jetë kontribuesi kryesor”

Prof. Dr. Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë

Në zgjedhjet universitare morën pjesë  97 % e pedagogëve

  1. Prof. Gjata, si u përgjigjeni akuzave se zgjedhjet në Universitete në 30 korrik nuk u zhvilluan në transparencë?

– Nuk besoj se ka njeri që do të ishte i interesuar që zgjedhjet të kryheshin në një situatë të tillë dhe mirëkuptoj çdokënd që propozonte shtyrjen e tyre në një situatë më të përshtatshme! Por duhen parë edhe aspektet ligjore, para të cilës ndodheshin autoritet drejtuese të IAL.  Për një kujtesë të shkurtër, mandati i autoriteteve drejtuese të IAL përfundonte në datën 29 maj 2020. Për këtë arsye, bazuar në tagrin që Universitetet publike i lanë Ministres përgjegjese për arsimin, kjo e fundit që në Janar shpalli si datë zgjedhjesh fillim majin e këtij viti, duke siguruar hapësirën e nevojshme ligjore, që Presidenti të dekretonte në afatet e duhura kohore rektorët e rinj. Fillimi i Pandemisë Covid edhe në vendin tonë,  në muajit Mars, vuri në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në datën e parashikuar. Në atë periudhë UMT-ja  kishte hapur procesin e përzgjedhjes dhe konstituimit për organet zgjedhore, por të sensibilizuar nga situata, akoma pa u shpallur Situata e Fatkeqësisë Natyrore, Senati akademik i UMT vendosi ngrirjen e këtij procesi dhe i kërkoi Ministres Shahini të procedojë me shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga javët e fundit të qershorit, ç’ka u reflektua edhe në Urdhwrin e saj që ndryshonte datën e zgjedhjeve në 12 qershor! Shpallja e situatës së fatkeqësisë natyrore e bënte automatikisht të pamundur ligjërisht zhvillimin e zgjedhjeve në datën e re të përcaktuar nga Urdhwri!  Në takime virtuale me Ministren nga ana e rektorëve, por edhe nga ana ime personale, u ngrit ky problem dhe u propozua që zgjedhjet te shtyheshin pa afat në varësi të situates epidemike , e cila, që të jemi të sinqertë, në atë periudhë ishte plotësisht nën kontroll. Edhe kjo kërkesë u plotësua nga Ministrja, por në Urdhwrin e Ri kërkohej vazhdimi i përmbylljes së fazave paraprake të procesit zgjedhor për të mundësuar realizimin e këtij procesi me shpalljen e datës së re!  Në këto kushte ne si Senat Akademik i UMT-sw,  proceduam me pëzgjedhjen e KIZ dhe KAZ, ku dua të theksoj se për KIZ kishin kandiduar mbi 20 pedagogë efektivë për 7 vende dhe 5 studentë për 1 vend!  Me përzgjedhjen e KIZ u hapën prej tij procedurat e kandidimit, por duke mos patur një datë të saktë të zgjedhjeve, përsëri Senati Akademik i propozoi KIZ të ngrinte procedurat e kandidimit deri në shpalljen e datës së zgjedhjeve për te mos penalizuar askënd që plotësonte kriteret e kandidimit dhe vlerësonte se do të kandidonte!  Me heqjen e gjendjes sëe fatkeqësisë natyrore, që ishte edhe pengesa ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve Drejtuesit e IAL, për shkak se mandatet e tyre kishin përfunduar, ndodheshin në pamundesine e kryerjes së funksionit të tyre, pasi çdo akt, qoftë kolegjial, qoftë individual, mund të atakohej lehtësisht në gjykatë, ose të kallzoheshin penalisht në Prokurori për tejkalim kompetencash!  Kjo ishte arsyeja madhore që 11 rektorë, por edhe mjaft dekanë të IAL publike i kërkuan Ministres mbajtjen e zgjedhjeve në Korrik. Gjithashtu, data më e afërt për të mbajtur zgjedhjet, nëqoftë se nuk mbaheshin në Korrik, i binte te ishte mesi i dhjetorit, duke llogaritur që fillimi i vitit akademik për shkak të pandemisë shtyhej në nëntor dhe ishin të gjitha gjasat që situata Covid-19 të ishte shumë më e rënduar se në korrik, ç’ka do të detyronte shtyrjen e zgjedhjeve universitare në kalendat greke dhe të bëheshin në të njëjtën kohë me ato politike, ç’ka do ta ngarkonte edhe më shumë procesin.  Në fakt pati vështirwsi, por tek UMT-ja më pak, pasi pjesa më e madhe e stafit tonë akademik janë edhe mjekë në QSUT-sw, kështu mundësohej komunikimi i kandidatëve me një pjesë të mirë të zgjedhësve!  Gjithashtu, një pjesë e studentëve ishin në auditore, ndërsa cikli i tretë ishte plotësisht, pasi të gjithë janë të angazhuar në strukturat universitare spitalore.  Shumë kandidatë përdoren gjerësisht edhe komunikimin virtual në shpalljen e platformave të tyre!  Rezultati i pjesëmarjes në zgjedhje tregoi interesin e stafit pedagogjik dhe hedh poshtë çdo spekullim që mund të bëhet në këtë drejtim. Kështu tek ne në 2 fakultete votuan 100% e stafit pedagogjik, ndërsa te fakulteti i Mjekësisë nuk votuan 4 pedagogë që kanë mbetur jashtë vendit nga situata Covid, 2 për arsye serioze shëndetësore dhe vetëm 2 besoj që preferuan plazhin para votimeve, me një pjesëmarje në këtë fakultet 97.5% të atyre që kishin të drejtë vote. Ndërsa për studentët, për arsye të kuptueshme, pati një ulje relative të votuesve, nga rreth 2300 pjesëmarës në zgjedhjet e 2016 në 1460 në zgjedhjet e këtij viti, me pjeseëmarrje rreth 23%. Në fund dua të theksoj që pati konkurencë  shumë të fortë, sidomos për Senatin Akademik, por  edhe në 2 fakultete për postin e Dekanit, përgjithësisht mbizotëeroi konkurenca luajale, siç është në nderin e botës akademike, por pati fatkeqësisht edhe raste goditjesh nën brez, të cilat sinqerisht më kanë zhgënjyer!

“Janë menduar disa skenarë në varësi të ecurisë të Covid-19, duke filluar nga zhvillimi i mësimit plotësisht online, në variantin e kombinuar, ku pjesa teorike do të bëhet online, ndërsa pjesa praktike pranë të sëmurëve, ose te Qendra e Simulimit, duke përdorur mulazhe”

Cilat do të jenë vështirësitë e vitit të ri Universitar  2020-2021 për shkak të Pandemisë?

– Viti ri akademik paraqet sfida të mëdha, sidomos për vitet e larta, ku mësimi bëhet pranë shtratit të të sëmurit! Janë menduar disa skenarë në varësi të ecurisë të Covid-19, duke filluar nga zhvillimi i mësimit plotësisht online, në variantin e kombinuar, ku pjesa teorike do të bëhet online, ndërsa pjesa praktike pranë të sëmurëve, ose te Qendra e Simulimit, duke përdorur mulazhe! Ne kemi edhe një avantazh që ka të bëjë edhe me shtrirjen më të gjatë në kohë të studimeve  në programet master i integruar që na mundëson që edhe ndonjë boshllëk në formimin praktik të studentëve t’jua kompesojmë në vitet në vazhdim!

  1. Si duhet të jetë bashkëpunimi i të gjitha palëve të interesuara për të kapërcyer problemet që ju përmendët, e të kemi rezultate në vitin universitar 2020-2021?

– Edhe këtë vit që po mbyllet ne kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyer midis departamenteve, fakulteteve dhe studentëve për të gjetur zgjidhjet më optimale për mësim! Besoj eksperienca e kësaj periudhe do të na ndihmojë të tejkalojmë edhe vështirësitë në vazhdim. Dua të theksoj se tek ne vijnë vetëm studentë të ekselencës, prandaj interesi tyre por edhe bashkëpunimi me ta është impenjativ, por edhe i lehtë, sepse realisht janë të interesuar për dije dhe jo për të marrë një diplomë.  Në fund, dua të falenderoj stafin pedagogjik të UMT-sw, por sidomos ata që janë në vijen e parë të zjarrit në luftën kundër Covid-19 dhe po sakrifikojnë për fitoren e jetës, por gjithashtu edhe studentët tanë, të cilët janë përgjigjur në masë thirrjes për t’u bashkuar në këtë betejë epike!

Flet  Prof. Dr Artan  Hoxha , Rektor i Universitetit  të Tiranës

Si e konceptoni procesin zgjedhor në Universitetit të Tiranës  ne këtë vit të veçantë për shkak të pandemisë ?

Kjo ka qenë një situatë vertet e veshtirë per shkak të gjendjes që Shqipëria dhe mbarë bota po kalon nga Covid-19. Por me heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme të gjitha institucionet u mobilizuan për të kryer një proces zgjedhor  të drejtë transparent dhe gjithwpërfshirës. Procesi u krye duke respektuar tw  gjitha rregullat e distancimit social dhe mbrojtjes nga sëmundjet çka bëri që këto zgjedhje të kryhen brenda të gjitha parametrave ligjore të kërkuar per zgjedhjet universitare.

Pjesëmarrja e tw gjithë fakulteteve që bëjnë pjesë në Universitetin e Tiranës ka qenë e konsiderueshme dhe masive dhe në këto votime kane marrë pjese studentët dhe stafi akademik për të zgjedhur të gjitha institucionet, që do të drejtojnë të gjithë aktivitetin e dekanateve dhe atë te Universiteti i Tiranës.

Nw lidhje me zhvillim e aktivitetit mësimor për vitin 2020 -2021, rektori i ri i sapo zgjedhur deklaron se  kjo situatë do të varet nga ecuria e pandemise. “Por ne do te vazhdojmë të kryejmë procesin mësimor duke respektuar  edhe rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë e duke zbatuar planin mwsimor për të gjitha fakultetet. Gjithwsesi vendimarrja do te jetë në kohën e duhur, por mund t’ju them se nga sezoni i dytë 2020, ne kemi fituar një eksperience të re.

Dhe mësimi online tashmë do të vazhdojë të zhvillohet pasi edhe rezultatet në sezonin e kaluar ishin tw mira, edhe pse vështirsitë për shkak te pandemisë janë prezente ne tashmw jemi mwsuar të bashkëjetojmë me këtë situatë duke vazhduar mësimin online, por edhe duke punuar pwr të gjetur gjetur zgjidhje të tjera të cilat do t’i bëjmë prezente hap pas hapi.

Prioritet do te jetë studimi shkencor, laboratorik dhe praktikat, pasi Universiteti i Tiranës i ka të gjitha mundësitë për të realizuar me sukses projektet dhe standartet e kërkuara per një arsim.

Në lidhje me akuzat  për  zhvillimin e zgjedhjeve në këtë situate, Prof. Hoxha përgjigjet:

Unë mund t’u them qw këto zgjedhje janë nga me transparentet,  me gjithëpërfshirëse dhe më të rregullta qw mund të kenë ndodhur ndonjeherë nw këtë universitet . Kjo pasi tw gjithë kandidatwt nëpërmjet  televizioneve dhe  medias  së shkruar dhe rrjeteve online, kanë shpalosur platformwn e tyre  në mënyrë transparente.

Me duhet të them që këto zgjedhje nuk ishin vetëm për rektor, por ato ishin edhe për institucionet  e tjera arsimore të fakulteteve dhe nuk ka pasur asnjw lloj shkelje ose diskrimini të askujt  të denoncuar nw fakultete. Mund të bëhet fjalë që këto zgjedhje u bënw në një situatë të vështirë për shkak të virusit, por kjo situatë eshtë problematike për të gjitha fushat e jetës ekonomisë, biznesit,  shëndetësisë, aktiviteteve të tjera shoqwrore etj.