Ja vila e ministrit të përfolur për korrupsion, Arben Ahmetaj, tek rezidenca “Vala Mar” buzë detit, në Hamallaj

1099
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Provë që tregon, se çfarë bëjnë qeveritarët me taksat e shqiptarëve

Kjo ndërtesë që shikoni në foto, është strofulla e re e ministrit të përfolur për korrupsion Arben Ahmetaj, ku po jeton gjatë stinës së verës, pas divorcit “de facto” me gruan e parë; e cila e përzuri para 1 viti, për shkak të një lidhjeje të dytë jashtëmartesore. Ministri PPP-ve e miliardave të fatkeqësive, është vendosur në këtë vilë, që gjendet buzë detit te rezidenca “Vala Mar” në Hamallaj-Lalz; brenda të cilës, po shijon jetë të re me gruan e re, ende pa letra. Në faqen zyrtare të firmës së kësaj rezidence bregdetare, gjen çmimet që tregojnë, se sa mund ta ketë blerë  ministri i përfolur për korrupsion Arben Ahmetaj, vilën nga firma.

Referuar deklaratës në ILDKPI, mund të thuhet, se kjo vilë është një “copë e vogël” në pasuritë shumta, që ministri i përfolur për korrupsion Arben Ahmetaj, ka vendosur kur vidhte miliona në “Albtelekom”, por të shtuara shumëfish gjatë 8 viteve si ministër i buxhetit, licensave, pronave të shtetit e fondit të rindërtimit dhe vaksinave “Covid 19”, ku është akoma. Këtë vilë të re, ministri i përfolur për korrupsion Arben Ahmetaj, ia ka bërë dhuratë gruas së re dhe ajo e ka vendosur në pronësi të saj, prandaj nuk e ka deklaruar në skedën e pasurive që ka me gruan e parë. Deri para 25 prillit, ministri i përfolur për korrupsion Arben Ahmetaj, përdorte 2 vilat konfidenciale, që ka te një resort luksoz në bregdetin Drimadhe-Himarë; ndërsa tani që kryeministri preferoi të jetë deputet i bregdetit të Durrësit, ministri i korrupsionit bleu edhe vilë në këtë zonë, ku është mbledhur kasta e xhagajdurëve të politikës, qeverisë e drejtësisë dhe ajka e kriminelëve të lidhur me to./‘Pamfleti’