Fushë-Krujë/ Me probleme mendore, kush është autori që plagosi me thikë babë e bir

45

Ermir Hasa është identifikuar si autori i plagosjes së babë e bir, Shefqet dhe Alban Stafuka, këtë mbrëmje në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Sipas policisë, Hasa, njihet si tip problematik dhe me probleme mendore që ka krijuar here pas here probleme dhe konflikte të tilla.

Hasa është arrestuar dhe liruar disa herë duke përfituar nga raportet mjekësore.

Shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë bllokimi i rrugës nga ana e Hasës, dy të plagosurve.

Djali, Albani, ka dalë t’i kërkojë Hasës të hapë rrugën. por ka hasur në kundërshtimin e këtij të fundit, i cili i ka plagosur me thikë babë e bir.

Ndërsa dy të plagosurit kanë dalë nga salla e operacionit ne Spitalin e Traumës dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.